Presidenti i vendit, Ilir Meta ka ndare kete mengjes me ndjekesit e tij ne Facebook, emocionet e takimit ne jug te vendit, ku mes te tjerash eshte ndaluar ne Gjirokaster dhe eshte takuar me kengetarin Petrit Lulo.
Teksa shkruan qe ka marre energji pozitive, Meta ndan disa momente nga “Gjirokastra ime”, me urimin që ta nisni mbarë këtë ditë.
Ja mesazhi i Metes
Ne dje u çmallëm me Bilbilin e Gjirokastrës, Petrit Lulon. Ai na dhuroi emocione dhe shumë energji pozitive duke na e bërë ditën edhe më të bukur.
Ndaj dhe unë të dashur miq po ndaj me ju disa momente nga “Gjirokastra ime”, me urimin që ta nisni mbarë këtë ditë.
“Sot me zërin tim,
Mblidhen mijëra zëra,
Po the Gjirokastra,
I ke thënë të tëra!
Në rrugët e tua,
Gdhëndur-o me gurë,
Këndova që foshnjë,
Sa u bëra burrë!
Dritë të kam në zëmër,
Dritë të kam te syri,
Ti për mua nëna,
Unë për tyja biri”