Berisha:Nuk e ke nga Leli po e ke nga xhepi o Edvin hajduti!

Diel, 28 June 2020 19:33

Nga Sali Berisha

Miq, Edvin Kristaq Hajduti i eshte versulur dje me terbim narkokryetarit monist te Vlores, Dritan Lelit me fjalet se “do ta tregoj une ty, te mora nga hiçi ..” duke perifrazuar keshtu ejzakt Fatos Nanon, i cili do te thoshte se te mora nga hiçi te palare e thua piste nga Parisi tek shisje ikona te vjedhura.

Keshtu, sipas mediave Edvini duke i perplasur me zemerim tavolinen Lelit e ben ate pergjegjes per vidhisjen e mbeshtetjes se tij ne Vlore ne 30%, çka do te thote 70% e vlonjateve e urrejne narkodeputetin e tyre.

Miq, une nuk do ndalem ketu ne shkakun e vertet te shperthimit te Edvinit ndaj Lelit dhe shtoj se Leli eshte nje mekatar per tu varur per kembesh ne nje shtylle te qytetit nuk kam dyshimin me te vogel.

Por te akuzosh Lelin se i paska nxire faqen Edvin Hajdutit eshte njelloj si te rrahesh uje ne havan apo te besosh rrethin katror.

Edvin, Vlora te urren fort sepse ne historine e saj ti me klientelen tende e ke vjedhur Vloren aq sa nuk e ka vjedhur asnje pushtues.

Vlora eshte Bashkia e vetme ne bote ku ne 6 muaj jane emeruar dhe, pasi kane kryer porosine regjistruar pronat e vjedhura nga ti dhe rrethi yt, kane dhene doreheqjen 6 drejtore kadastre.

Ti mund te fshihesh prapa Hajdut Lames por para se te emeroheshin dhe shkarkoheshin apo dorehiqeshin 6 drejtor kadastre pa u hyre ferra ne kembe mund te shkonin ne burg jo nje por se paku 3 hajdute Lame. Por Hajdut Lame dhe drejtoret e kadastres nuk pesojne asgje se ata çdo gje e bejne me urdher dhe per kenaqesi te xhepit tend dhe klaneve te tua mafioze.

Vlora te urren ty Edvin njelloj si gjithe Shqiperia sepse ne 7 vite jo qe nuk rrite rrogat dhe pensionet por per shkak te inflacionit sot vlonjatet dhe te gjithe shqiptaret marrin se paku 20% me pak se sa merrnin ne vitin 2013.

Vlora te urren Edvin se ne 7 vite vjedhjesh, rrenash e mashtrimesh ti ke investuar me pak se 50% te asaj qe paraardhesi investoi ne prodhim dhe shperndarje energjie ne Vlore apo 50% me pak se sa u investua ne rrugen e Bregut apo rrugen Vlore / Sevaster apo 50% me pak se sa u investua ne ujesjellesin dhe ne impiantin e perpunimit te ujrave te zeza te inauguruar ne qershor te vitit 2013 apo 2 here me pak se sa u investua per autostraden Levan - Vlore.

Vlora te urren Edvin se per Baypasin e saj projekti kishte perfunduar ne vitin 2011, financimi u sigurua i plote ne vitin 2012, punimet u filluan ne fund te vitit 2013 me tabele se do perfundonin brenda vitit 2015 por qe ne fakt u tenderua dy here dhe do perfundoje se paku 8 vjet me vone.

Vlora te urren ty Edvin se je nje genjeshtar 3D, ti i premtove se ne vitin 2020 do kishte gati aeroportin, premtove korridorin blu dhe tunelin 3 D te Llogarase. Mashtrime, Mashtrime, Mashtrime.

Per te gjitha keto Edvin, ne rast se Leli duhet vare per kembesh ne nje shtylle qyteti, ti duhesh vare ne Sheshin e Flamurit si hajduti dhe mashtruesi me i madh ne tere historine e Vlores. sb

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...