Në një lidhje Skype për emisionin "Tempora" të gazetares Sonila Meço, ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se, largimi i presidentit Hashim Thaçi nga negociatat, është një fitore e shqiptarëve pasi kështu i pritet dora e zezë e Edi Ramës në këtë proces
"Akuza ndaj Thaçit për krime lufte është një akuzë e rëndë, por në raport me zgjidhjen e problemit, largimi i Thaçit nga negociatat, është një fitore e shqiptarëve, sepse me të pritet edhe dora e zezë e Ramës në këtë proces.
Kryeministri i Kosovës, Hoti, para parlamentin ka bër ënjë deklaratë, duke thënë se platforma e tij është kushtetuta e tij është Kushtetuta e Kosovës. Kurse trojka, grisi kushtetutën, bëri gjithçka që ta paraqesin si luftë civile në emër të Beogradit.
Krimet e tmerrshme të kryera nga serbët në Kosovë i mbuluan pikërisht këta dhe për interesa të tyre në shërbim të Vuçiçit. Të gjithë shqiptarët duhet ta dinë se po ulen me një në kriminel", u shpreh ish kryeministri Sali Berisha.