“Virusi po bëhet ‘zot’ në vijën e parë të sfidës”, denoncon Bardh Spahia: Vetëm 5 tamponë gjendje për Shkodrën

E mërkurë, 08 July 2020 14:48

 

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia denoncoi sot përmes një postimi në facebook, se për Shkodrën duhet të bëhen vetëm 5 tamponë në ditë. Spahia i referohet rastit të infermieres së patologjisë në spitalin rajonal, e cila edhe pse sipas tij ka simptoma të Covid 19, i thuhet se nuk do i bëhet dot tampon, pasi Shkodra e ka racionin vetëm 5 të tillë.

“Nëse keni teste sic thoni, pse nuk rrisni numrin e testimeve, kur ka situata të tilla cdo ditë në spitale e qendra shëndetësore? Vërtetë mendoni se mund të fshihet me heshtje kjo situatë që agravohet cdo ditë? Si mund të mos veproni, kur virusi po bëhet zot pikërisht në vijën e parë të kësaj sfide????” shkruan Spahia.

 

Postimi i plotë:
Rasti i infermieres së patologjisë në spitalin rajonal të Shkodrës, po zbulon gënjeshtrën e madhe të Ogertës, e cila thotë se ka mjaftueshëm teste në dispozicion për rastet e dyshuara me Covid-19. Nëse keni siguruar furnizime testesh, atëherë si ka mundësi që cdo ditë ka denoncime nga personeli shëndetësor se nuk u bëhen tamponë kur i kërkojnë? Si ka mundësi p.sh. që infermieres së patologjisë së Shkodrës, që vijon të ketë simptoma, i thuhet se nuk do i bëhet dot tampon, pasi Shkodra e ka racionin vetëm 5 të tillë????
Si ka mundësi që puna vijon normalisht për kolegët e saj e askush nuk merr mundimin t’i testojë, ndërsa cdo ditë presin e përcjellin pacientë?
A e kuptoni zonja ministre se po e rrisni vetë zinxhirin e infeksionit në këtë mënyrë?
Nëse keni teste sic thoni, pse nuk rrisni numrin e testimeve, kur ka situata të tilla cdo ditë në spitale e qendra shëndetësore? Vërtetë mendoni se mund të fshihet me heshtje kjo situatë që agravohet cdo ditë? Si mund të mos veproni, kur virusi po bëhet zot pikërisht në vijën e parë të kësaj sfide????

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...