Po doja të bëhesha gazetare dhe isha reporterë”, tregon ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim në “Real Story” në News24. Një intervistë për të folur për të gjitha, madje dhe për rotacionin politik dhe zgjedhjet në Shqipëri.
Ambasadorja Kim deklaron se rotacioni i pushtetit, nëse kjo është ajo që duan njerëzit, nëse kjo është ajo që njerëzit vendosin, është gjithmonë diçka e mirë në një demokraci dhe në pak muaj në këtë vend, do të ketë zgjedhje, shpresoj, dhe do të shohim çfarë do të vendosin njerëzit.
Sokol Balla: Udhëtimin tonë këtu në Vlorë me ambasadoren amerikane e vazhdojmë në bazën ushtarake të Pashalimanit. Po e shijoni?
Ambasadorja Kim: Është gjëja më e mirë, po.
Sokol Balla: Ky është Sazani, ishulli ynë më i madh, njohur edhe për gjarpërinjtë. Si Guami.
Ambasadorja Kim: Aspak, është ekzagjerim. Jam e sigurt që nuk ka gjarpërinj aty.
Sokol Balla: Jam gazetar, e dini, ekzagjerimi është pjesë e punës.
Ambasadorja Kim: E di, e di. Ju jeni më të këqijtë.
Sokol Balla: Jo, jo tani. Epo, disa nga ne, jo të gjithë ne. Dëgjova që edhe ju donit të bëheshit gazetare?
Ambasadorja Kim: Po.
Sokol Balla: Gazetare dhe avokate, mendoj?
Ambasadorja Kim: Nga i dini ju të gjitha këto?
Sokol Balla: Epo, kemi burimet tona.
Ambasadorja Kim: Është e vërtetë. Keni burimet tuaja. Doja të bëhesha gazetare dhe në fakt isha reportere…
Sokol Balla: Vërtet?
Ambasadorja Kim: …gjatë verës. Po. Shkruaja për gazetën lokale dhe pastaj për gazetën e universitetit. Vërtet, mendoj që gazetarët janë shumë interesantë.
Sokol Balla: Është punë e vështirë, por mendoj juaja është më e vështirë.
Ambasadorja Kim: Mendon?
Sokol Balla: Në Shqipëri, sidomos. Shumë gjarpërinj…
Ambasadorja Kim: Jooo.
Sokol Balla: Jo vetëm në Sazan.
Ambasadorja Kim: Jooo, është kënaqësi të jem këtu. Mendoj për cilindo Ambasador të SHBA, Shqipëria është detyra e ëndrrave, sepse rrethohesh nga njerëz që së pari, e duan Amerikën. Së dyti, është një vend ku kemi një marrëdhënie shumë të veçantë. Nuk ngjan me asgjë tjetër që kam provuar ndokund tjetër dhe vendi po kalon disa ndryshime mjaft të rëndësishme.
Sokol Balla: Ndryshime.
Ambasadorja Kim: Ndryshime, po, dhe mendoj se mund të bëjmë dallimin, mund të bëjmë një dallim pozitiv.
Sokol Balla: Po, shumë njerëz mendojnë se është koha për ndryshim. Edhe pse, ndryshimi këtu interpretohet thjesht si rotacion normal i pushtetit. Ndonjëherë edhe unë dyshoj për këtë – a është rotacioni ndryshim apo është ndryshimi rotacion?
Ambasadorja Kim: Varet nga ju që ta vendosni.
Sokol Balla: Si e shihni ju?
Ambasadorja Kim: Mendoj se rotacioni i pushtetit, nëse kjo është ajo që duan njerëzit, nëse kjo është ajo që njerëzit vendosin, është gjithmonë diçka e mirë në një demokraci. Është si qarkullimi i gjakut. Por është patjetër një nga ato gjërat ku, e dini, edhe në vendin tim, në fare pak muaj do të ketë zgjedhje. Dhe në pak muaj në këtë vend, do të ketë zgjedhje, shpresoj, dhe do të shohim çfarë do të vendosin njerëzit.
Sokol Balla: Pse thoni shpresoj? Keni ende dyshime?
Ambasadorja Kim: Jo, jo, jo, nuk kam dyshime…
Sokol Balla: …për zgjedhjet e kam …
Ambasadorja Kim: …sigurisht që do të ndodhin.