Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim deklaroi se reforma në drejtësi duhet të tregojë rezultate.
Teksa u pyet nga gazetari Sokol Balla në lidhje me çështjen e shumëpërfolur për arrestimin e të ashtuquajturve ‘peshqit e mëdhenj’, Kim u tregua e rezervuar, ndërsa dha mesazhin e qartë që kjo reformë duhet të vijojë përpara.
Ajo theksoi ndër të tjera se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta mbështesë Shqipërisë, por në fund të ditës i takon vendit të vendosë për veten.
Sokol Balla: Mendoni se nga mënyra si po shkon, do të kemi një gjykatë kushtetuese të pavarur?
Ambasadorja Kim: Mendoj që nëse e doni dhe luftoni për të, dhe i kushtoni pak kohë dhe përpjekje, po, e besoj. Mendoj që ajo që nuk ka për të ndodhur është një proces i menjëhershëm. Nuk ndodh. Nuk është që papritur, do keni një sistem gjykatash 100% të përsosur. Nëse prisni këtë, do të zhgënjeheni. Ajo që do të ndodhë është që do të shihni përparim, pastaj do të shihni diçka të tmerrshme, pastaj përparim përsëri. Siç e thashë, është si të shohësh baticën dhe zbaticën. Nuk është një proces i thjeshtë, i qartë linear.
Sokol Balla: Teksa jemi në ujëra, le të flasim për peshqit, peshqit e mëdhenj. Po presim që të kapen, por ju sugjeroni që të presim?
Ambasadorja Kim: Mendoj që ju …
Sokol Balla: E dini për çfarë e kam fjalën, apo jo? Peshqit e mëdhenj?
Ambasadorja Kim: E dini, sapo kam arritur gjashtë muaj më parë dhe e di cila është puna ime. Dhe siç ju kam thenë, dhe mendoj se populli shqiptar e di këtë, unë jam njeri shumë praktik. Dhe ajo që kam thënë është që reforma në drejtësi duhet të vazhdojë, duhet të këmbëngulim, dhe reforma në drejtësi duhet të tregojë rezultate. Nuk jam sistemi gjyqësor.
Sokol Balla: Epo…
Ambasadorja Kim: Shtetet e Bashkuara nuk janë sistemi gjyqësor. Dhe nëse këmbëngulni se jemi, e keni keqkuptuar projektin.
Sokol Balla: Jo, absolutisht jo. Por e dimë që pa ju, as nuk do kishim ardhur deri në këtë pikë. Dhe ndoshta prandaj pritshmëritë tona janë pak më të larta kur vjen fjala këtu…
Ambasadorja Kim: Ne do t’ju mbështesim gjithmonë me gjithçka kemi. Por në fund të ditës, është vendi juaj.
Sokol Balla: Po, po.
Ambasadorja Kim: Nuk është vendi im.
Sokol Balla: Thjesht po. Nuk po sugjeroj që keni ju përgjegjësi, por pastaj sheh që SPAK e ka marrë punën kaq ngadalë. Dua të them, nuk ka rezultate. Pastaj sheh që Byroja Kombëtare e Hetimit nuk po…
Ambasadorja Kim: Në fakt pamë javën e kaluar që bënë përparim me çështjet ku përfshihej krimi i organizuar Italian dhe krimi i organizuar shqiptar. Pra, po ndodh. Dhe mendoj se duhet të vazhdojmë të këmbëngulim me projektin sepse ky është momenti kur ata që nuk e duan do të përpiqen të bindin botën se nuk po funksionon dhe prandaj duhet ta hedhim të gjithë tutje dhe të shpallim se humbëm. Epo, unë nuk jam gati të deklaroj se u mundëm dhe nuk mendoj që populli shqiptar duhet të jetë gati të shpallë humbjen. Jemi në mes të betejës. Është koha për të qenë trima, është koha për të luftuar. Nuk është koha për të hequr dorë.
Sokol Balla: Po, mos kini merak. Unë nuk do hidhem në ujë ende.
Sokol Balla: Po, por siç thashë, e gjithë ideja është që njerëzit vazhdojnë të humbin shpresën dhe kjo ngushticë është pika më e afërt me Italinë, vetëm 70 kilometra. Dhe ky vend ka qenë si port refugjatësh dhe njerëzit iknin prej këtu me anije.
Ambasadorja Kim: Po, i kam parë fotot …
Sokol Balla: Madje shumë njerëz edhe kanë vdekur këtu …
Ambasadorja Kim: Po.
Sokol Balla: Sot, nëse pyet shumicën e shqiptarëve, veçanërisht të rinjtë, ata nuk shohin të ardhmen këtu. Kjo është ajo që më shqetëson. Nuk është çështja tek unë, siç të thash, jam 47. Por është për fëmijët e mi
Ambasadorja Kim: Po..
Sokol Balla: Pra, duhet të kenë një të ardhme këtu. Por nuk mund të kesh një të ardhme ku krimineli ulet me mua në të njëjtën tavolinë, zgjidhet në parlament, ose sponsorizon gjyqtarë apo prokurorë të caktuar. Kjo duhet të marrë fund. A mendoni se reforma në drejtësi do ta arrijë atë pikë kritike?
Ambasadorja Kim: Mendoj se reforma në drejtësi është thelbësore për të arritur ndryshimet për të cilat flisni. Dhe e thashë në fjalimin tim më të parë kur arrita këtu në Shqipëri se është e tmerrshme të shohësh gjithë ata të rinj që kërkojnë një të ardhme jashtë Shqipërisë. Mendoj se është përgjegjësi e udhëheqësve politikë; mendoj se është përgjegjësi e gjyqtarëve, avokatëve, gazetarëve, kushdo që ka qoftë edhe një gram pushtet në Shqipëri për ta bërë më të mirë. Ne do të mbështesim, por në themel, është puna juaj ndaj do t’ju pyes, çfarë do të bëni për ta bërë Shqipërinë më të mirë në mënyrë që të rinjtë të qëndrojnë këtu. Çfarë do të bëni? Jua kam thënë çfarë do të bëj unë. Dua të di çfarë do të bëni ju.
Sokol Balla: Epo, premtoj që të vazhdoj të luftoj. Cili ka qenë momenti më i vështirë deri tani? A ishte ajo natë kur tundnit marrëveshjen nga rezidenca juaj për reformën zgjedhore, apo…?
Ambasadorja Kim: Cili ka qenë momenti më i vështirë?
Sokol Balla: Po?
Ambasadorja Kim: Sinqerisht, kam kufi të lartë për dhimbjen ndaj mendoj që ende nuk kam pasur një moment të vështirë.
Sokol Balla: Uuuu, ok.
Ambasadorja Kim: Do t’ju them kur ta kem…
Sokol Balla: Do të më thoni, ok… Faleminderit. Shijoni udhëtimin.
Ambasadorja Kim: Dakord. Faleminderit.