Berisha:Edvin Droga fut OSBE në krizë

E Enjte, 16 July 2020 10:55

 

Nga Sali Berisha - 16/07/2020
Për herë të parë në histori, OSBE nuk zgjodhi dot Sekretarin e Përgjithshëm dhe zyrtarët e tjerë të lartë të saj, pas skadimit të mandatit të drejtuesve aktualë.

Organizata e OSBE për herë të parë në tërë ekzistencën e saj, drejtohet nga një ekzekutiv me mandat të skaduar.

Shkaku kryesor i krizës së emërimit të zyrtarëve të saj më të lartë, e panjohur kurrë më parë, qëndron në dështimin spektakolar të kryesuesit së radhës në detyrën e tij për gjetjen e konsensusit midis vendeve anëtare për kandidaturat e paraqitura.

 

Kryesuesi i radhës së OSBE është Ministri i Jashtëm i narkoshtetit të vetëm në Evropë, Edvin Droga. Ai, sipas burimeve diplomatike që preferojnë anonimatin, nuk u pranua për vizitë nga homologët e tij të disa vendeve.

Diplomatë të tjerë, që kanë lexuar raportin e OSBE që akuzon Ramën për 200 milionë dollarë të paligjshme, ndaj të cilit nuk nxori as dhe një fjalë të vetme kundërshtuese, mendojnë edhe më keq.

Sipas përfaqësuesve të këtij grupi që nuk duan të identifikohen, kriza erdhi sepse Edvin Droga ka tentuar të bëjë pazare të leverdisshme për të, me të cilat i ka vënë kazmën arritjes së konsensusit.

Të tretë, duket kolegë nga rajoni, besojnë se kreu i radhës nuk pati kohë të merret me arritjen e konsensusit për emërimin e zyrtarëve më të lartë të OSBE sepse:

a) po merrej me mbjelljet masive pranverore të kanabisit, kuptohet atij “medicinal”dhe se

b) ishte tepër i zënë në negociata për prishjen e konsensusit të arritur dhe të firmosur nga forcat politike në vendin e tij për Reformën zgjedhore.

Kryesimin e radhës së OSBE, Edvin Kristaq Droga e trashëgoi nga qeveria e mëparshme, për ta personalizuar, ai emëroi veten Ministër të Jashtëm dhe mendoj se i erdhi radha të fusë për llogari të Beogradit, marrëveshjen Kosovë - Serbi në axhendën e tij dhe se do të zgjidhë krizën e Ukrainës.

Në fakt, e vetmja gjë që bëri është se solli krizën në vetë selinë e OSBE në Vjenë.

Së fundi, diplomatë në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë flasin poshtë e përpjetë se fajin e ka Saliu pasi kryesimi i OSBE nga Shqipëria, për të cilin po diskretitohemi, u vendos në kohën e tij.

Si përfundim miq, kësaj i thonë një mbyllje me faqe të zezë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...