Zëdhënësja e PD denoncon: Veliaj hodhi 26 milion lekë “në ajër” për të mobiluar bibliotekën e Kombinatit, por tashmë nuk ekziston

Premte, 17 July 2020 16:06

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa bëri sot një denoncim nga selia blu. Ajo akuzoi kryebashkiakun Veliaj se ka hedhur 26 milion lek “në ajër” për të mobiluar bibliotekën e Kombinatit që tashmë nuk ekziston.

foto galeri foto galeri foto galeri 123PreviousNext
Zhupa tha se biblioteka në fjalë ndodhet në një pallat të shpallur të pabanueshëm që do shembet si pasojë e tërmetit!

DEKLARATA E PLOTË
Në 25 Qershor 2020, Bashkia e Tiranës ka hapur tender ku mobilimit të bibliotekës së Kombinatit i janë caktuar rreth 26 milion lek të vjetra. Në relacionin teknik thuhet që: “.. Objekti është në një gjendje të mirë në aspektin fizik… Kjo biblotekë ka një ambjent jo të përshtatshëm për të kryer funksionin e leximit dhe dhënies së shërbimit si bibliotekë, kjo pasi ndarja për biblotekën ka krijuar një hapësirë shumë të vogël dhe për këtë arsye është menduar edhe mobilimi i ri”

Ndërkohë realtiteti është krejt ndryshe, po të shkosh në lagjen 6 kushdo mund ta shikoj që biblioteka nuk është më funksionale, objekti fizik është shpallur i pabanueshëm, dhe për tu shembur! Librat dorëzohen në njësinë bashkiake.

Veliaj le të përgjigjet ku do të shkojnë 26 milion lekët? Do të shpërdorohen paratë e qytetarëve? Apo do të vidhen paratë e qytetarëve?

 

Veliaj para pak ditësh na tregoi një film fantashkencë që Hollyëood do ja kishte zili për milarda euro që do investoheshin në Kombinat, ndërkohë realiteti është ju zhduk banorëve të Kombinatit edhe 26 milion lek të vjetra për një investim që nuk ekziston. Propagada si përherë nuk ka lidhje me realitetin.

Këto para mund ti ishin përdorur shumë mirë për qytetarët e Kombinatit, për asistenca sociale, për ndihmë familjeve në nevojë, për pagesa qeraja për familjet e pastreha nga termeti. Por Veliaj është një kryebashkiak i emëruar që ska parësore interesat e qytetarëve!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...