Sonila Meço:Vetëbesim mistik i Ramës që pret t’ia mbështesë Europa ndryshimet kushtetuese, kur nuk ka as Gjykatë Kushtetuese

Premte, 17 July 2020 16:40

 

Misteri i shpresës së ringjallur në pak ditë
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pozitivisht idesë së hedhur nga Presidenti Ilir Meta për diskutimin e çështjes së ndryshimeve kushtetuese në Këshillin Politike, duke e ftuar madje dhe vetë Kreun e Shtetit në tryezë.

Por në këndvështrimin e gazetares Sonila Meço, në një kohë që vendi është pa Gjykatë Kushtetuese, çfarë dobie kanë këto ndryshime për shqoërinë shqiptare.

Meço në reagimin e saj përmes rrjeteve sociale shpreh habinë e saj për këtë vetëbesim mistik të Ramës, i cili ndryshimet kushtetuese, që prekin zgjedhjet, pa Gjykatë Kushtetuese pret t’ja mbështesë Europa.

Reagimi i gazetares Sonila Meço

Pra Kryeministri është i gatshëm të ulet me Presidentin dhe Liderin e Opozitës për t’i shpjeguar dobinë e ndryshimeve kushtetuese për Shqipërinë.

Pa i hyrë fare përmbajtjes së ndryshimeve në analizë, një përfundim mbi këtë kërkesë e arrij:

Të bësh ndryshime kushtetuese në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, çfarë dobie ka për shoqërinë e Shqipërinë?

T’ja shpjegosh kreut të shtetit këto ndryshime, njeriut, që ende kërcënon me shkarkim edhe pse Komisioni i Venecias nuk i gjeti shkelje kushtetuese? Njeriut, që u provua po nga ky Komision se i është prekur e drejta në rolin e tij për ndërtimin e Gjykatës Kushtetuese?

Dhe mbi të gjitha, ndryshimet kushtetuese, që prekin zgjedhjet, pa Gjykatë Kushtetuese këtë pret t’ja mbështesë Europa?

Vetbesim mistik🤔

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...