"Propaganda e Ramës”, Martin Henze: Bëni një ndryshim politik, mos lejoni tu vjedhin të ardhmen
Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë i ka dhuruar ministrisë së Shëndetësisë mjete dhe aparatura për luftën kundër koronavirusit, pjesë e paketës së ndihmës që BE i ka akorduar Shqipërisë. Soreca tha se vlera e pajisjeve shkon në 650 mijë euro dhe se në të ardhmen BE do të ndihmojë sërish Shqipërinë:
Lidhur me këtë ka reaguar këshilltari i CDU-së gjermane, Martin Henze i cili e përgëzon nismën e BE dhe akuzon qeverisjen e kryeministrit Rama si shkaktar i përhapjes së koronavirusit.
Reagimi i plotë i Martin Henze:
Ambasador, është e mahnitshme ajo që ata thonë. Përhapja e virusit u shkaktua nga mosveprimi i qeverisë Rama. Asnjë kontroll i fortë pandemik, për 7 muaj, në vend të kësaj tanke dhe makina policie. Maskat filluan të përdoreshin vetëm nga mesi i korrikut, vështirë ndonjë test i decentralizuar. Shqipëria nuk është problemi.