Nga Sali Berisha
Edvin Hajduti braktis studentet shqiptar ne meshire te fatit ne bote!
Per vete bredh ne weekende ne Paris dhe gjetke me avion personal te paguar nga taksat edhe te atyre baballareve dhe nenave qe u lene femijet te braktisur ne bote.
Denoj me ashpersine me te madhe qendrimin çnjerezor te Edvin Kristaq Hajdutit ndaj te rinjve qe studiojne jashte vendi dhe trajtimin e tyre sikur te ishin qytetare te nje vendi pa shtet.
Lexoni letren qe i kane derguar atij nje grup studentesh shqiptar nga Arabia Saudite! sb
Përshëndetje Doktor BERISHA !
Urojmë që të jeni mirë !
Dëshirojmë t'ju informojmë për një çështje të rëndësishme të cilën nëse e shikoni të arsyeshme, jeni të lutur ta publikoni në faqen tuaj të Facebook-ut.
Jemi rreth 30 - 35 studentë shqiptarë që jetojmë dhe studiojmë në Arabinë Saudite ku së bashku me familjet tona numri jonë shkon afërsisht 75 - 80 shtetas me kombësi shqiptare, por jo të gjithë jemi më nënshtetësi shqiptare, disa prej nesh janë shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë dhe zonave të tjera të trojeve shqiptare si nga Sanxhaku etj.
Siç dihet tashmë botërisht kriza e shkaktuar nga korova virusi ku për shkak të saj janë pezulluar shumë fluturime komerciale nga vende të ndryshme të botës karshi vendeve të tjera, ku Arabia Saudite ka pezulluar fluturimet komerciale në drejtim të Turqisë për shkaqe të masave të sigurisë, ndërsa Turqia nga ana e saj ka pezulluar fluturimet në drejtim të Tiranës për të njëjtat arsye.
Tani ne dëshirojmë të kthehemi në vendin tonë në Shqipëri për t'u ndodhur pranë prindërve dhe familjarëve tanë në këto kohëra të vështira, pasi edhe këtu normalisht që numri i të prekurve nga virusi është tepër i lartë mbi 200.000 të prekur dhe me rreth 1500 të vdekur a më tepër.
Të ndodhur në këto kushte dhe rrethana të vështira, të pazakonta, emergjente dhe të jashtëzakonshme, ne i jemi drejtuar ambasadës shqiptare në Riad për një mundësi riatdhesimi në vendin tonë me ndërhyrje diplomatike ose që shteti shqiptar të dërgojë nga Shqipëria një AVION të AIR ALBANIA dhe të bëjë evakuuimin dhe riatdhesimin tonë në Shqipëri.
I kontaktuar nga disa studentë, përgjigja e ambasadorit ka qenë se nëse bëheni rreth 100-120 veta, atëherë mund të shikojmë ndonjë mundësi të organizimit të një fluturimi evakuuimi & riatdhesimi.
Mirëpo deri tani nuk është bërë dot e mundur gjetja e një numri më të lartë se 75-80 shtetasish me kombësi shqiptare sikurse e përmenda edhe më sipër.
Sipas logjikës së ambasadorit, i bie që ne duhet të rrimë këtu në vatrën e virusit, të durojmë temperaturat super të larta rreth 45 - 47 gradë celsius, me gra e fëmijë ku rrezikohemi të prekemi nga virusi për shkak të situatës së rënduar.
Pasi pamë përgjigjen shumë formale dhe zyrtare të ambasadorit, iu drejtuam kryeministrit Rama me një letër kërkese zyrtare të dërguar në numrin e tij të what'sApp ku i parashtruam shqetësimin tonë në mënyrën më njerëzore dhe korrekte por duke i lënë një afat jo më shumë se 7 ditë që nëse nuk do të ndërmerrte asnjë hap për të na ndihmuar me evakuimin tonë dhe të familjeve tona drejt Shqipërisë e nëse nuk do të na kthente asnjë përgjigje lidhur me çështjen në fjalë, atëherë ne do ta bënim publike këtë çështje në mediat e vendit dhe të huaja për të nxjerrë zbuluar këtë qeveri e cila nuk interesohet dhe shqetësohet aspak për shtetasit e saj por edhe për shqiptarët e tjerë që jetojnë në trojet dhe viset e tjera shqiptare.
Edhe pse letër kërkesën ia kemi dërguar kryeministrit që në 14 korrik dhe deri më sot që po mbushen plot 7 ditë nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga ana e tij.
Me këtë rast ne denoncojmë fort qëndrimin e qeverisë shqiptare ndaj problemit tonë madhor ashtu sikurse dënojmë shpërfilljen dhe indiferentizmin e kryeministrit Rama dhe moskokëçarjen e tij për të zbatuar ligjet e shtetit shqiptar për t'iu ardhur në ndihmë shqiptarëve, pasi kjo është një përgjegjësi kushtetuese DIREKTE e qeverisë dhe shtetit Shqiptar sikurse përmendet qartazi në nenin 8 të saj, pikat 1, 2 dhe 3 të cilat ia kemi cituar dhe përmendur edhe kryeministrit në letër kërkesën tonë.
Ndërkohë "shoku" komandant Rama siç i thotë TËRMETI i Tepelenës, jo më larg se disa ditë më parë, ai nuk nguroi aspak dhe nuk e pati fare të vështirë që të fluturonte me një charter privat në Paris për një takim informal sipas tij, ashtu sikurse edhe nuk nguroi aspak që të dërgonte jashtë shtetit për kurim me një charter privat biznesmemen Vilma NUSHI e cila sipas mediave dyshohet se mund të jetë e prekur me korona e të cilës sigurisht i urojmë shërim të shpejtë dhe shëndet pasi nuk kemi asgjë personale me atë, mirëpo natyrshëm lindin disa pyetje mëse logjike:
1. Pse vepron me disa standarde qeveria shqiptare dhe veçanërisht kryeministri Rama ?!
2. PSE i diferencon njerëzit kryeministri Rama duke i diskriminuar shqiptarët në këtë lloji formë me trajtimin special që ua bën të ashtuquajturve "VIPA" ndërsa njerëzit e thjeshtë i injoron dhe i shpërfill në mënyrën më të shëmtuar dhe të poshtër ?!
Si do kishte vepruar vallë EdRama nëse djali i tij do të kishte mbetur këtu në Arabinë Saudite për një arsye apo për një tjetër, qoftë edhe si turist apo një arsye tjetër ?!
Prandaj të ndodhur në këto kushte dhe rrethana, ne menduam që t'ua parashtrojmë problemin tonë edhe juve me shpresën se do ta ngrini zërin për sensibilizimin e shqetësimit tonë.