Tritan Shehu:Rama te “kuptoje” se tragjikisht jemi keshtu jo prej “hapjes”, as prej opozites, por prej deshtimit te tij!

Tuesday, 21 July 2020 15:08

Nga Tritan Shehu
--Dikush prej “Komitetit” duhet te marre guximin e t’i shpjegoje se nuk eshte “mbyllja”, qe shpeton Shqiperine perkundrazi, jane masat inteligjente me nje menaxhim korrekt, jane testimet masive me liberalizimin e tyre, aktivizimi i mjekut te familjes, mbrojtja, forcimi e modernizimi i institucioneve shendetesore etj!
E mbylli vendin me ashper se Italia, Franca, Spanja etj, perfundimi sot jemi dhjetra here me keq, drejt katastrofes nqs nuk do te ndryshoje kryekeput.
Degjoj disa “eksperte” qe thone si korr i Rames se kjo eshte pasoje e “hapjes”, e fillimit te transportit publik, etj absurditet.
Si medojne ata, te qendrojme “te mbyllur”, per sa?
A e dine ata se Italia, Franca, Spanja nuk e mbyllen asnjehere transportin publik, se metroja e Parisit nuk u mbyll per asnje dite, por vendosen rregulla inteligjente!
Dhe sot ato vende jane krejt te hapura, me nje epidemiologji nen kontroll, ndersa ne jemi “jashte kontrollit”, te mbyllur si dekada me pare.
--Dikush duhet t’i thote Rames se per kete nuk e kane fajin as “mjeket e politikes”, shume e thane qartesisht mendimin, se eshte pikerisht ky mendim politik shendetesor qe duhej e duhet, qe jo vetem i mungon kesaj Qeverie ne aventurat e saj tragjike, por qe nuk ka as mirekuptimin te degjoje, jo me miresjelljen te falenderoje.
--Nderkaq po lexoj qe 300 mjeke te Serbise kane kerkuar doreheqjen e “Komitetit” te tyre anti Covid per deshtimin, pra sic duket aty dicka paska funksionuar!
Ne nuk kemi pse ta kerkojme kete, ne duhet te kerkojme vetem doreheqjen e Qeverise e te Kryeministrit se ata jane “Komiteti” real i deshtimit, nuk kemi pse te kerkojme tjeter, pervecse tashti nje asistence te gjere nderkombetare, e domosdoshme kjo.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...