‘Kutitë e zhurmave’

E Enjte, 23 July 2020 18:01

 

Nga Artan Hoxha - 23/07/2020
Ndërsa gjendja e fatkeqësisë natyrore, sipas kuptimit kushtetues te këtij termi, shpallur me 24 mars, pushoi se ekzistuari juridikisht me 23 qershor, ajo e epidemisë/pandemisë, sipas kuptimit ligjor te këtij termi, nisur me alarm ne mëngjesin e 9 marsit me mbylljen urgjente te shkollave, pak dite me pas edhe te bareve, restoranteve, klubeve, aktiviteteve sportive e rekreative e, brenda 1 jave, me mbylljen e plot aktiviteteve te tjera private e publike, vijon sot e kesaj dite.

Qe nga data 9 mars e deri me sot, sistemi ligjor u ngarkua me një mori normash te reja juridike përmes urdhrave dhe udhëzimeve te ministrave, kryesisht atij te shendetesise, vendimeve te Këshillit te Ministrave, akteve normative te posaçme te këtij këshilli, amendimeve ligjore nga Kuvendi.

Barra administrative mbi veprimtarine ekonomike u shtuan ndjeshem ndonese e rende ishte edhe perpara kesaj gjendjeje. Inspektimet e shumefishuara, me shume pro-rryshfet se anti-Covid, rrisin me tej koston, pasigurine dhe bezdine e biznesit.

Vetem aktet normative, nje instrument ky teper, teper i rralle qe perdor Keshilli i Ministrave, aq me pak ne kushtet e nje parlamenti te mbledhur ne vijimesi, numerohen 29 te dedikuar per pandemine COVID-19 nga 30 gjithsej te ketilla qe nga 1 janari 2020 deri me 20 korrik.

Pas urdherave me te pare te Ministrit te Shendetesise, me 15 mars Qeveria nxorri Aktin Normativ baze, ate Nr. 3, me te cilin mbylli apo kufizoi ne bllok disa aktivitete private dhe publike. Paraprakisht, me aktin Normativ nr. 2 te dates 11 mars Qeveria kishte bere disa plotesime ne ligjin Nr. 15/2016 per parandalimin e semundjeve infektive ne te cilin parashikoi deri edhe perfshirjen e ushtrise, e qe, per turp e gallate, doli nje dite ne rruge me mitraloz e blinde kunder…virusit te padukshem.

Me aktet normative te metejshme Nr. 4, 5, 8, 12, 14, 20, 24, 29 dhe 30, si shtesa dhe/ose ndryshime ne Aktin Normativ baze Nr. 3, Qeveria plotesoi spektrin e ndalimeve, kufizimeve dhe ndeshkimeve per aktivitetet e ndryshme, kryesisht private, perfshire kete te fundit, Aktin Normativ Nr. 30 date 20 korrik.

Permes ketij te fundit Qeveria rikonfirmoi ndalimin e sherbimit ne mjedis te mbyllur te bareve/restoranteve klubeve te nates, diskove e lounge bar por, ndersa kishte filluar sherbimi i te gjitha ketyre njesive ne mjedis te hapur qe ne mesin e majit, Qeveria rindaloi, ne mesin e sezonit turistik veror, sherbimin edhe ne mjedis te hapur per klubet e nates, diskot dhe lounge bar si dhe muziken ne te gjitha llojet e sherbimit pas ores 20.00.

Nga njera ane Qeveria e justifikoi Aktin Normativ Nr. 30 me zgjerimin e shkalles se infektimit duke pretenduar se keto aktivitete ishin bere mjedise te rrezikshme perhapjeje te virusit. Qe terikisht jane te ketilla, vecanerisht ato te nates, kjo eshte afermendsh, se njerezit atje shkojne per tu socializuar dhe ciftuar, ne kundershtim me distancimin social e fizik. Por, kjo dihej qe kur u rihapen.

Nga ana tjeter, Qeveria nuk qe e afte te jepte analiza numerike mbi shkallen e efektit te ketyre aktiviteteve ne rritjen e shkalles se infeksionit COVID-19 ne qershor-korrik. Nga buletinet e Qeverise rezulton se jane aktivitete te tjera, si ato spitalore apo fasonerite, vatra shume me shume te fuqishme te perhapjes se infeksionit se sa baret e klubet ne mjedis te hapur, diten apo naten, ne qytet a ne bregdet.

Por, ndersa Qeveria ka kompetece ligjore t’i mbylle, qofte edhe duke gabuar ne vleresimin e saj, ketu nuk ka fare, fare vend per talljet e Kryeministrit me keto njesi sherbimi duke i quajtur ‘kuti zhurmash’.

Klubet e nates, diskot, lounge bar e te tjere, sido qe mund te quhen, jane aktivitete te ligjshme, qe punesojne nje numer te madh njerezish: bariste e kamariere, DJ e kengetare, roje sigurie e pastrues, promovues dhe menaxhere.

Ne kete sektor sipermarresit kane investuar shuma te medha per mjedise luksoze e teknologji te avancuar, ndersa mjaft furnitore te medhenj a te vegjel mbahen nga ky sektor i jetes se nates pa te cilin cdo qytet a zone turistike shnderrohet ne fjetore te merzitshme.

Per shkak te klienteles tekanjoze e shetitese keto jane aktivitete qe nga nje ane kerkojne profesionalizem te spikatur dhe eksperience, investime te medha e te shpeshta, shpenzime operative te konsiderueshme, per te krijuar atmosphere terheqese, me zbavitje e spektakel, e nga ana tjeter, jane biznese me pasiguri e risk te larte.

Ndaj, ne kete ceshtje nuk jane ne diskutim gustot, (mos)pelqimet, moralizimet, stigma e klishe gjithfarelloj per kete sektor por jane ne peshim mes tyre siguria publike kundrejt te drejtes se punes, te prones dhe te lirise se aktivitetit ekonomik, te punonjesve, artisteve, kengetareve e pronareve.

Ne kushtet e gjendjes se fatkeqesise natyrore, ne kuptimin juridik kushtetutes te ketij termi, shpallur me vendim qeverie nr. 243 me 24 mars, miratuar nga Kuvendi me zgjatje afati deri me 23 qershor, bazuar ne nenin 175 pika 2 te Kushtetutes, mbyllja e aktiviteteve apo kufizimi i te drejtave pronesore nuk e detyron Qeverine te jape nje kundershperblim te plote, pra as page te plote as vlere tregu te prones se cenuar apo e fitimit te munguar, shkaktuar nga ndalimi apo kufizimi.

Bazuar ne kete parim, ndonese kosto e 4 muajve pandemi llogaritet rreth rreth 1200 milion euro, jo e gjitha per shkak te ndalimeve me akte juridike te Qeverise, ajo dha kompensim te drejtperdrejte jo me shume se 120 milion euro, pra ne nje raport rreth 10:1. Qeveria nuk ishte e detyruar ligjerisht per me shume. Zgjodhi te jape fare pak. Gjykohet politikisht.

Por, para 24 marsit dhe pas 23 qershorit, pra jo ne kushtet e gjendjes se fatkeqe natyrore, mbrojtja e shendetit publik permes ndalimeve e kufizimeve te te drejtave private, pronesore, te aktivitetit a te punes, kerkon doemos kundershpeblimin e drejte, sipas nenit 41 pika 4 te Kushtetutes perndryshe, kufizimi apo ndalimi eshte qartesisht antikushtetues, i padrejte, shkeles, dhunues, nul.

Akte te ketilla kane qene ca si te shumta keto kohe pandemie. Nuliteti de jure i akteve te Qeverise dhe arbitrariteti de facto i tyre sjell vetiu proteste dhe/ose vetegjyqesi. Keto e shnderrojne konfliktin nga juridik ne social e politik, drejt nje destabiliteti edhe me te demshem.

Qeveria duhet te vetepermbahet. Ne te njejtin moment qe vendos per nje kufizim prone/aktiviteti Qeveria duhet te vendose edhe per kundershperblimin e drejte e jo te veproje vetem me masat shtreguese e keshtu ti hedhe njerezit o ne reagim o ne deshperim.

Nese nuk e bej Qeveria e sotme do ta beje e nesermja.

Se, sa per rrugen gjyqësore, ajo fillon sot e perfundon ne shekullin e ardhshem, fale te ashtuquajtures ‘Reforme ne Drejtesi’.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...