VOA: Ndërkombëtarët reagojnë për nismën e ndryshimeve kushtetuese

E Enjte, 23 July 2020 18:54

Në Shqipëri, parlamenti votoi sot me një shumicë dërrmuese (99 vota në favor, 6 kundër dhe 4 abstenime) ndryshimet në Kodin zgjedhor të dakortësuara më 5 Qershor mes Partisë socialiste dhe opozitës jashtë parlamentare

Kryeministri Edi Rama deklaroi në sallë se shumica nuk po votonte me zemër, por si shenjë e një kompromisi të nevojshëm, duke njohur se demokratët dhe aleatët e tyre janë një realitet politik i pamohueshëm. “Unë sot do shtyp butonin për Bashën, jo për veten time. Gjithë deputetët e PS do shtypin butonin për ata që mungojnë, jo se ishte gjëja që na intereson më shumë, dhe se kjo është gjëja që ne morëm në këtë negociatë. Ne nuk morrëm asgjë. Në këtë negociatë kemi bërë vetëm një gjë. U kemi thënë, çfarë të doni ju, shkruajeni”, deklaroi kryeministri.

 

Votat për Marrëveshjen e 5 qershorit u dhanë dhe nga pjesa dërrmuese e opozitës parlamentare, e cila në këmbim ka marrë mbështetjen e socialistëve për ndryshimet kushtetuese të cilat i hapin rrugë listave të hapura dhe shmangin koalicionet në formën e organizimit të deritanishëm .

 
 
 

Demokratët dhe aletatë e tyre e kanë kundërshtuar me forcë një akt të tillë që sipas tyre do të ketë pasoja të paparashikueshme për stabilitetin politik të vendit, duke folur për një vendim të njëanshëm.

 
 

Por kryeministri Edi Rama, pohoi sot sërish se ndryshimet kushtetuese do të votohen javën e ardhshme në parlament.

Miratimi i Marrëveshjes së 5 qershorit u përshëndet nga ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë. “Ky akt respekton marrëveshjen e bërë nga të gjitha partitë dhe e çon Shqipërinë një hap tjetër përpara drejt Bashkimit Evropian. Përgëzojmë të gjitha partitë që u siguruan që marrëveshja e 5 qershorit u arrit, u respektua, dhe u zbatua në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente”.

Edhe Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi dhe Delegacioni i Bashkimit europian në Tiranë përshëndetën votimin e sotëm, duke theksuar se “përmbush një nga kushtet kryesore për të filluar negociatat e anëtarësimit në BE, siç thuhet në konkluzionet e Këshillit të 25 marsit 2020”. Sipas delegacionit të BE-së “dispozitat e reja legjislative do t'i japin Shqipërisë një kuadër zgjedhor me integritet dhe standarde transparence më të larta, bazuar në rekomandimet e OSBE / ODIHR-it”.

Përfaqësia e OSBE-së në Tiranë gjithashtu e mirëpriti vendimin e parlamentit, duke nënvizuar më pas faktin se “si me çdo reformë tjetër, zbatimi është kyç. Ne mbetemi te gatshëm t’i ndihmojmë autoritetet shqiptare në këtë rrugë, si edhe për zhvillimin e hapave të tjerë të reformës. U bëjmë thirrje të gjitha palëve të vijojnë dialogun për reforma të mëtejshme”, përfundon deklarata e OSBE-së.

Në reagimet, si të ambasadës amerikane ashtu dhe të përfaqësuesve europianë, nuk janë lënë jashtë vëmendjes, ndryshimet e pritshme kushtetuese. Sipas ambasadës së SHBA-ve “mënyra gjithëpërfshirëse dhe transparente”, me të cilën u realizua Marrëveshja e 5 qershorit “duhet të jetë një normë për ndërmarrjen e akteve të rëndësishme kombëtare. Në këtë drejtim, mirëpresim vendimin për rithirrjen e Këshillit Politik për të diskutuar reforma të mëtejshme zgjedhore. Të gjitha palët duhet të marrin pjesë në mirëbesim; të shpjegojnë pozicionet e tyre qartë dhe plotësisht njëri-tjetrit dhe popullit shqiptar; dhe të kërkojnë një zgjidhje që është në të mirën e të gjithë popullit shqiptar dhe vazhdon ta çojë vendin përpara në rrugën e tij demokratike”.

Delegacioni i Bashkimit europian nga ana e tij vë në dukje se “jemi në dijeni të propozimeve shtesë për reformën e sistemit zgjedhor. Ndërkohë që njohim rolin e Parlamentit në paraqitjen e ndryshimeve shtesë në lidhje me sistemin zgjedhor, ne nxisim të gjitha palët të vazhdojnë diskutimet në Këshillin Politik me të njëjtën frymë gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunuese të treguar gjatë miratimit të marrëveshjes politike të 5 qershorit. Procesi që çon në ndryshimet shtesë nuk duhet të dëmtojë frymën dhe rezultatet e marrëveshjes së 5 qershorit”, thekson deklarata e Delegacionit europian. Në të njejtën linjë, u shpreh për këtë çështje dhe komisioneri Varhelyi.

Kryeministri Edi Rama u angazhua personalisht në Këshillin politik, të mbledhur tre ditë më parë, ndërkohë që dje opozita jashtë parlamentare nuk mori pjesë në një tjetër takim të Këshillit. Sot është lënë një tjetër mbledhje. Por kryeministri Rama paralajmëroi se nuk do të presin pa fund. “Nëse do duan të rrinë jashtë, ju siguroj se ne nuk do përpiqemi t’i sjellim brenda. Se nuk është më kohë të merremi me këtë proces edukativ, që PS-së i është kërkuar ta bëjë vijimësisht, dhe që nuk është se ka dhënë rezultate inkurajuese Dakortësia mes forcave parlamentare votohet në 30 korrik. Padiskutim”, deklaroi zoti Rama në parlament, duke ripërsëritur qëndrimin se as ndërhyrje të mundshme ndërkombëtare nuk do ta bëjnë të ndryshojë mendje në këtë rast.

“Kur ne kemi vetëdijen se po bëjmë gjën e duhur për Shqipërinë e shqiptarët jemi të gatshm që mosdakortësitë dhe me miqtë e partnerët t’i diskutojmë pa u tërhequr nëse nuk na bindin. Nuk i vëmë në diskutim detyrimet tona në kuadrin e aleancave të natyrave të ndryshme. Nuk vëmë në diskutim detyrat tona këtu për të mos lëshuar asnjë fije me prioritetet që janë tonat, por dhe të partnerëve tanë, në radhë të parë që nga terrorizmi, deri te krimi i organizuar, po kur vjen puna do hapim lista ose jo, më vjen keq, këtë e vendosim ne, se pastaj do ishte fundi. Dhe nuk kemi asnjë problem ta diskutojmë e t’ua themi, siç besoj do ta bëjmë nëse do të jetë e nevojshme, por nuk do jetë për një kohë të gjatë. Ky parlament do hapi listat me 30 korrik”, theksoi kryeministri Rama.

REAGIMI I OPOZITES

Për Opozitën e Bashkuar “miratimi i sotëm i Marrëveshjes së 5 Qershorit pa ndryshime, dhe pa ndryshime kushtetuese të njëanshme që e minojnë atë, si dhe vijimi i dialogut politik mes palëve, është rruga e vetme për të ruajtur konsensusin e arritur, që është mbajtur shënim nga partnerët dhe shton shanset për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian”, shprehet në një deklaratë të përbashkët Partia Demokratike dhe aleatët e saj.

“Opozita e Bashkuar është e gatshme të vijojë dialogun në mirëbesim dhe me seriozitet, për çdo çështje tjetër, pa cënuar rezultatet e Marrëveshjes së 5 Qershorit. Heqja dorë nga aktet e njëanshme që minojnë konsensusin e arritur pas 6 muajve përpjekje, dhe angazhimi i të gjitha partive politike për të arritur konsensus për çdo çështje që lidhet me zgjedhjet, i shërben Shqipërisë dhe të ardhmes së saj europiane”, përfundon deklarata.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...