Basha: Tahiri në Kuvend, kuksianët në burg

E Enjte, 19 Prill 2018 10:51

Rekomandimi pozitiv i Komisionit Europian për Shqipërinë për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, është edhe çështja kryesore ku është ndalur kryedemokrati Basha në seancën e sotme plenare. Nga foltorja e Kuvendit, Basha tha se rruga europiane e Shqipërisë është e vetmja rrugë për të ngritur institucione të besueshme dhe demokratike.

Sipas kreut të PD-së, “Rruga europiane është e vetmja mundësi që kemi për të ndarë politikën nga krimi, dhe për të shpëtuar Shqipërinë nga droga”.

Sakaq, Basha i ka përmendur kryeministrit Rama deklaratën e presidentit francez Macron disa ditë më parë, i cili u ndal tek qeverisjet autokratike në disa vende të Europës. Kryedemokrati tha se kryeministri Rama ka marrë në dorë të gjitha pushtetet, ndërsa më alarmante sipas tij, është kontrolli mbi prokurorinë.

“Edhe kur ishim në zgjedhat komuniste, shqiptarët gjenin një dritare, një shteg për të parë drejt Europës, drejt Perëndimit. Por në vitet ’90, e 2000 shqiptarët e kanë mbajtur frymën në Itali, Francë, e në gjithë Europën, për të gjetur dije dhe mundësi. Kurdo, aspirata e shqiptarëve ka qenë perëndimi. Pavarësisht fesë, bindjeve, që i ndajnë në përditshmëri, kanë një aspiratë të përbashkët. Ata janë dhe duan të jenë europianë. Ky rekomandim mbi të gjitha tregon se jo vetëm ne aspirojmë Europën, por edhe se Europa mbetet e vendosur të na bëjë pjesë të saj.

Europa e bashkuar po tregon se është e vërtetë në vlerat e saj, dhe e vendosur në veprimet e saj, që ta bashkojë gjithë Europën rreth këtyre vlerave. Në këto kushte, me këtë qeveri dhe këtë kryeministër, rruga Europiane është më e domosdoshme se kurrë për shqiptarët, pasi është e vetmja rrugë për të ngritur institucione të besueshme dhe demokratike.

Rruga europiane është e vetmja mundësi që kemi për të ndarë politikën nga krimi, dhe për të shpëtuar Shqipërinë nga droga. Kemi kërkuar vazhdimisht hapjen e negociatave, dhe për ne sot ky rekomandim është shpëtim, nga e keqja që na shpreh nga kjo qeverisje. Tani është momenti ëpr vetëdijesim dhe reflektim të të gjithë shqiptarëve për situatën ku jemi, dhe hapat që duhet të marrim për çeljen e negociatave. Edhe qeveritarët duhet ta mendojnë mirë se çfarë duhet të bëjnë që ky rekomandim të mos mbetet vetëm në letër, si para 2 vitesh. Në shumë vende të BE ndihen shqetësime serioze dhe ka pesimizëm për përmbushjen e detyrimeve nga Shqipëria në muajt e ardhshëm. Qeverisja si Europianë është zgjidhja e vetme, gënjeshtra dhe propaganda nuk kanë për të na çuar gjëkundi.

Rama sot kontrollon të gjitha pushtetet në vend. Disa ditë më parë Macron tha se në disa vende në Europë ka qeverisje autokratike. Dhe kjo gjë duhet shmangur. Më shqetësues nga gjithçka është vënia në kontroll prej Ramës e institucionit të Prokurorisë. Kjo duhet ndalur. Ky përqendrim i pushtetit duhet zhbërë. Duhet të kthejmë shpresën se në Shqipëri ka të ardhme”, u shpreh kryedemokrati Basha.

Modifikuar më E Enjte, 19 Prill 2018 11:07

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...