Ndryshimet kushtetuese/Dhimitri: Cënojnë zgjedhjet, sot po vulosni diktaturën

E Enjte, 30 July 2020 12:15

 

Për kryetaren e Komisionit të Medias, Fatjona Dhimitri ndryshimet kushtetuese cënojnë së pari zgjedhjet dhe sistemin zgjedhor duke krijuar një sistem qesharak.

“Ndryshimet kushtetuese cënojnë së pari zgjedhjet dhe sistemin zgjedhor, heqin koalicionet duke na krijuar një sistem qesharak. Sisteme që vetm një mendje diabolike dhe djallëzore si Edi Rama di ti pjellë ato. Kushtetuta është paradigmeen e vlerave tona, nëse ndryshimet bëhen vetëm nga një krah politik, ato janë paradigma e vlerave të Ramës.

Ju i njihni vlerat e kryeministrit tuaj, burg, krim censurë. Sot ju vulosët fundin e vendit tonë. Sot ju vulosët diktaturën duke i marrë frymën atyre parimeve demokratike të mishëruara që prej rrëzimit të bustit të Hoxhës. Nuk dihet kur do marrë fund ky regjim, do udhëheqë paligjshmëria.- U shpreh Dhimitri.

Login to post comments