Rama sfidon ndërkombëtarët dhe ambasadoren e SHBA: Nuk pyesim më njeri. Jemi vend sovran

E Enjte, 30 July 2020 12:20

Kryeministri Rama i vendosur që me 30 korrik do ta prekë Kushtetutën

Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur sot ndryshimet e njëanshme kushtetuese. Në fjalën e mbajtur në Kuvend, Rama tha se sot qeveria që ai drejton është në anën e duhur të historisë dhe se zhvillimit demokratik të vendit.

“Të dalësh kundër kësaj do të thotë të jesh në anën e gabuar të historisë dhe kundër popullit tënd”,- tha kryeministri.

Kryeministri ka pranuar dhe përplasjen me ndërkombëtarët për ndryshimet kushtetuese. Në fjalën e tij, kryeministri u është drejtuar ndërkombëtarëve me tone sovraniste duke deklaruar se parlamenti i Shqipërisë nuk pyet njeri se çfarë vendos për reformën zgjedhore.

“Ky është mesazhi i një parlamenti sovan, një qeveria sovrane dhe një kryeministri sovran”,- tha ndër të tjera Rama.

Login to post comments