Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari përmes një postimi në facebook, ka ndarë foto nga takimi me qytetarët në Devoll të Korçës. Braimllari thotë se energjitë pozitive për një fitore spektakolare janë plot. Nga ana tjetër, ai thekson se kryeministri Edi Rama është i frikësuar dhe i futur skutave i vetëm.
Postimi i plotë
Ne Devoll te Korçes.
Energji pozitive dhe te bindur per nje fitore spektakolare.
Edi Rama dhe Rilindja kane marre fund!
Edi Rama eshte i frikesuar, i vetem dhe i futur skutave!
Çdo tentative e tij per te prishur dakordesine e 5 qershorit tregon qarte friken e tij nga humbja ne zgjedhje. Qytetaret jane me te bashkuar se kurre kunder Edi Rames dhe ketij sekti qe ka varferuar qytetaret, ka larguar te rinjte dhe ka marre peng te ardhmen e vendit.