Ish-deputeti i LSI, Vangjel Tavo, ka reaguar lidhur me miratimin e ndryshimeve kushtetuese nga mazhoranca socialiste, duke cituar Kushtetutën, ku thuhet se “Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit”.
Në një postim në Facebook, Tavo shprehet se “Rama dhe sekti i rilindjes jo vetëm ia kanë mohuar shqiptarëve këta të drejtë por edhe kanë marrë peng të ardhmen evropiane të vendit dhe fëmijëve tanë”.
Më tej, Tavo ka cituar edhe zëdhënësin e Partive Popullore Europiane, Michael Gahler, i cili shprehet se “i takon popullit shqiptar të mbrojnë demokracinë dhe perspektivën e tyre evropiane”.
Postimi i plotë i Tavos
Kushtetuta e Shqipërisë – Neni 2/1
“Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit.”
Sovrani në këtë Republikë është vetëm populli. Ata që ia mohojnë këtë të drejtë janë tiranë. Rama dhe sekti i rilindjes jo vetëm ia kanë mohuar shqiptarëve këta të drejtë por edhe kanë marrë peng të ardhmen evropiane të vendit dhe fëmijëve tanë.
“I takon popullit shqiptar të mbrojnë demokracinë dhe perspektivën e tyre evropiane,” thotë Zëdhënësi i Partive Popullore Europiane, Michael Gahler.
Kjo është Evropa e vërtetë. Evropa është demokraci dhe demokracia të çon në Evropë. I takon popullit shqiptar të mbrojë demokracinë e të rrëzojë tiraninë. Vetëm kështu mund të risjellim shpresën dhe të përmbushim ëndrrën tonë evropiane.