ANALIZA/“Procesi me 5 yje i PD, për një parti në lartësinë e emrit të saj”

Tuesday, 04 August 2020 08:15

Nga Gentian Gaba
Partia Demokratike ka hedhur një tjetër hap drejt zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme. Ngritja e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve për deputet, një risi pozitive për përmirësimin e cilësisë së përfaqësimit politik, përmbyll një pjesë të procesit të garës së brendshme, e cila do të çojë në filtrimin e propozimeve të kryera nga anëtarësia.

Personalitetet përbërës të këtij komisioni përfaqësojnë padyshim një vlerë të shtuar në ngritjen e asaj që do të jetë një praktikë që nuk do të shërbejë vetëm për zgjedhjet e ardhshme, por ka të gjitha gjasat që të kthehet në një traditë për demokratizimin e vazhdueshëm të PD-së dhe, pse jo, të shndërrohet në një etalon edhe për partitë e tjera politike.

Ndonëse kjo nuk është ende hapja që shoqëria pret nga selia blu, për të dalë përtej emrave të tanishëm, që natyrshëm baza i sheh si refleks i aksionit opozitar të këtyre viteve dhe pasqyrim i lidhjes që krijohet në anëtarësi, do të duhet të presim kuotat që kryesia e PD-së do të përzgjedhë si prurje nga bota akademike, përfaqësues të të përndjekurve politikë, të diasporës, sipërmarrjes etj.; metodologjia e re përbën moment politik domethënës sepse në thelb organizimi i primareve, por edhe organizimi si moment i pranimit të proceduarave që ndihmojnë kohezionin dhe zgjidhjen e konflikteve, do të thotë të kuptosh pozicionin që ke në shoqëri, të jesh transparent në ndërtimin e alternativës dhe me mënyrën se si merren vendimet.

Kjo dakordësi mbi rregullat për të qenë së bashku midis njerëzve të ndryshëm, e ndërtuar nga Partia Demokratike në bashkëpunim me partnerët e saj amerikanë dhe britanikë, bëhet një perspektivë interesante, sidomos për një organizatë politike që aspiron të jetë një shumicë qeverisëse; e cila qysh në opozitë vepron me procedura që balancojnë prirjen natyrale për të centralizuar vendimet që ka dalluar dhe dallon vendin tonë (kjo nuk ndodh vetëm në politikë, por edhe në fushën e sipërmarrjes, e cila çalon në kulturën organizative dhe përqendrimin e kompetencave).

Andaj ky proces është edhe një hap besimi kundrejt shoqërisë shqiptare, për të ndryshuar bashkë me të. Jo vetëm duke i dhënë vlerën e duhur garës. Por duke ofruar një model që procedurat organizative që, duke rregulluar e garantuar konkurrencën e ndershme, si dhe formuar njëkohësisht mënyrën se si jemi në shoqëri, shndërrohet në një element themelor për ndërtimin e një kulture demokratike me ‘pesë yje’. Dhe aplikuesen e këtij modeli në një parti në lartësinë e emrit të saj. /Mapo.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...