Ankesat e familjarëve te pacientëve me Covid 19 te Infektivi, reagon Meta:Reflektim i menjëhershëm, trajtojini denjësisht!

E Enjte, 06 August 2020 14:37

 

Presidenti Ilir Meta reagoi pas publikimit të pamjeve që tregojnë familjarë të personave të prekur me koronavirus, të cilët presin përpara Spitalit Infektiv për informacion.

Meta thotë se familjarët duhet të informohen me transparencë.

“Familjarët e qytetarëve të prekur nga COVID-19 meritojnë të trajtohen denjësisht dhe të informohen me transparencë të plotë për shëndetin e të dashurve të tyre, të cilëve ju uroj shërim sa më të shpejtë.
Pamjet shqetësuese të publikuara sot në media për grumbullime të shumta në ambientet e jashtme të Spitalit Infektiv në Tiranë kërkojnë reflektim të menjëhershëm,” shkruan Meta.

Modifikuar më E Enjte, 06 August 2020 14:51
Login to post comments