Vasili:Rama me dy standarde, do ta ndjekë mallkimi i Fiter Bajramit gjithë jetën!

E Enjte, 06 August 2020 15:09

 

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili e cilëson vendimin e qeverisë për rindarjen territoriale të vendit në 4 rajone si një shkelje kushtetuese flagrante. Në një deklaratë për mediat nga selia e LSI-së, Vasili tha se qeveria nuk ka respektuar asnjë nen të kushtetutës për autonominë vendore.
“Kushtetuta thotë qartë që njësitë e qeverisë vendore janë komunat, bashkitë dhe qarqet. Kufijtë e tyre nuk mund të ndryshohen pa u marrë më parë mendimi i popullsisë që banon në to. Kusht kushtetues i pakapërcyeshëm. Pa marrjen e mendimit të popullsisë që banon në to këto njësitë të qeverisjes vendore ku është qarku një i tillë pra që është një rajon i caktuar asgjë nuk mund të ndodhë. Çfarë ndodh me qarkun? Çfarë thotë kushtetuta për qarkun?”,– deklaroi Petrit Vasili.
Deklarata për media e Nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili
Tashmë të gjithë e kanë krijuar bindjen e tyre të plotë dhe të padiskutueshme për largimin dhe për humbjen e padiskutueshme të Edi Ramës, ky kryeministër tashmë i bindur që asnjë manovër dhe asnjë llogari nuk e shpëton dot po vazhdon thjeshtë dhe vetëm me disa përpëlitje të tjera duke shqyer ligje dhe duke u përpjekur të zhbëjë Shqipërinë vetëm e vetëm për të rrëmbyer ndonjë lek më shumë, ndonjë kompetencë më shumë gjithmonë në ikje e sipër ashtu siç ndodhet.
Ligji që kemi denoncuar dhe dje ka të bëjë me një rindarje që Edi Rama do t’i bëjë Shqipërisë në 4 rajone pra do të ndajë Shqipërinë në 4 çifligje, vilajete, pashallëqe, quajini si të doni të gjithë ju shqiptarë e dini se çfarë kuptimi kanë këto.
Këto kanë të bëjnë vetëm më idenë e një të çmenduri që mendon se Shqipëria është pronë e tij dhe që mendon se mund ta ndajë si të dojë megjithatë përballë tij është kushtetuta e Shqipërisë dhe ju duhet ta dini më së miri se ç’thotë kushtetuta juaj, dokumenti ynë i përbashkët dhe krye ligji i të gjitha ligjeve e mbi të cilin nuk del dot askush. Po e citoj pikë për pikë kushtetutën për të kuptuar që kjo përpjekje është thjeshtë përpjekje e dëshpëruar, e mjeruar që nuk zgjidh asgjë.
Kushtetuta thotë qartë që njësitë e qeverisë vendore janë komunat, bashkitë dhe qarqet.
Kufijtë e tyre nuk mund të ndryshohen pa u marrë më parë mendimi i popullsisë që banon në to.
Kusht kushtetues i pakapërcyeshëm. Pa marrjen e mendimit të popullsisë që banon në to këto njësitë të qeverisjes vendore ku është qarku një i tillë pra që është një rajon i caktuar asgjë nuk mund të ndodhë.
Çfarë ndodh me qarkun? Çfarë thotë kushtetuta për qarkun?
Vazhdojmë te neni 110 i kushtetutës, përcaktimi i parë ishte neni 108.
Neni 110 thotë qarku përbëhet nga disa njësi bazë të qeverisë vendore me lidhje tradicionale, ekonomike, sociale dhe të interesit të përbashkët dhe po ky nen thotë më tutje “qarku është njësia ku ndërtohen pra përgatiten e zbatohen politikat rajonale dhe ku ato harmonizohen me politikën shtetërore pra me politikën e qeverisë.
Për ta plotësuar këtë situatë kushtetuta është aq e qartë sa që thotë edhe rolin e qeverisë për qarkun.
Këshilli i ministrave thotë në nenin 114 cakton prefektin si përfaqësues të tij në çdo qark pra e kemi shumë të qartë që e kemi të zgjidhur çështjen e ndarjes së Shqipërisë në rajone pra në qarqe kemi 12 të tilla të cilët janë formuar me kushtetutë kanë emër dhe quhen qark, janë të ndërtuar në bazë të interesave të përbashkëta ekonomike, traditave që i lidhin së bashku, historisë përbashkët e tjera elemente pasi nuk mund të lidhet një qark e të bëhet një qark Vermoshi me Konispolin.
I ka ndarë ligjvënësi shumë qartë dhe kushtetuta i përcakton, po ky, ç’do të bëjë ky tani?
Ky na thotë përsëri do të krijojë 4 rajone që të kuptoni hajdutërinë, rajone thotë që përcaktohen si njësi thotë lidhur me pozicionimin gjeografik që kushtetuta e thotë karakteristikat e zhvillimit socio-ekonomi, numri për perspektivën e zhvillimit ekonomik, numri i popullsisë. Të gjitha çështje që kushtetuta i ka zgjidhur, i ka shteruar dhe këta nuk thonë asgjë. Që është aq e vërtet që ata nuk thonë asgjë, të nderuar qytetarë, është edhe ku bazohen ata në kushtetutë për ligjin e tyre 102. Paçavure quheni po të doni, që nuk do bëni ndonjë gabim. Thotë bazuar në nenin 79 e 83 të kushtetutës. Të gjithë ju do të prisni që neni 79 e 83 i kushtetutës të flasë për disa gjëra që ka lidhje me pushtetin lokal dhe ju të kuptoni që qeveria u bazua mbi to që të nxirrte disa përfundime. E ça thotë neni 79 i kushtetutës. Neni thotë se kuvendi vendos me shumicë të votave në prani të më shumë se gjysmës së gjithë anëtarëve të tij. Këtë e dinë që të gjithë. Që të gjitha ligjet në kuvend miratohen me shumicë votash. Është një element procedural i cili s’ka lidhje me pushtetin lokal që duan të ndërtojnë këta. Po neni 83? Se thonë që jemi bazuar edhe tek neni 83. Neni 83 thotë “Projektligji votohet tri herë: në parim, nen për nen dhe në tërësi”. Ju e kuptoni pra që turpi shtetëror, por edhe faji shtetëror këtu merr dimensione të jashtëzakonshme. Këta tallen poshtërsisht me kushtetutën dhe gjithçka. Bëjnë sikur shënojnë ca nene se mendojnë se të gjithë shqiptarët janë budallenj. Të tërë shqiptarët janë të trashë, nuk kuptojnë, janë të pa gdhendur dhe këta janë ca të zgjuar, disa rrufjan të mëdhenj politik që mund të bëjnë këtë gjë. Pra bazojnë krijimin e 4 rajoneve, 4 pashallëqeve të tyre në dy dispozita kushtetuese që s’kanë asnjë lidhje. Tani vijmë tek konsultimi. Kushtetuta thotë që kufijtë nuk mund të ndryshohen pa u marrë mendimi i popullsisë që banon në to. Dhe këtu kemi dy akte.
Kemi një akt të cilin vetë qeveria e ka përgatitur për këtë dokument që e ka bazuar edhe e ka zgjidhur këtë punë. E çfarë kanë parashikuar? Që konsultimi publik, konsultimi me popullatën ka ndodhur në muajt mars-maj 2020. Dokumenti është i tyre, nuk është dokumenti ynë. Dhe mbasi kanë marrë konkluzionet e këtij konsultimi në fund të majit, me 3 qershor kanë përgatitur dokumentin përfundimtar. Të nderuar qytetare dhe qytetarë, përsëri këta tallen poshtërsisht me popullin dhe e konsiderojnë popullin një popull budalla. Sepse në mars deri në maj, edhe shqiptari më i fundit me shkollë e pa shkollë, me universitet apo pa universitet, profesor apo zejtarë, di shumë mirë që në kemi qenë në karantinë. Që vazhdoi edhe ditët e para të qershorit. Ku ka ndodhur ky konsultimi i madh publik për krijimin e 4 rajoneve ku populli duhej të mblidhej, ndërkohë që populli ka qenë i mbyllur në shtëpi sipas urdhrit të qeverisë? Pra këtu mashtrimi merr një dimension të frikshëm. Momente të tilla sharlatanizmi shtetëror vetëm për hir të rrëmbimit dhe të zhvatjes, Shqipëria nuk ka parë kurrë. Dhe të jeni të bindur të nderuar qytetarë, që nuk do të shoh më kurrë. Pra keni të gjitha elementet. Shkelje e dhunshme e kushtetutës pavarësisht se qarqet i kemi. Krijimi i 4 rajoneve pa asnjë lidhje. Qëllimi është vetëm 1. Të rrëmbejnë pushtetin lokal së bashku me fondin e zhvillimit.
Sepse kanë thënë fare qartë që ta dini, ndërkohë që Kushtetuta thotë shumë qartë që “Qarku është njësia ku ndërtohen e zbatohen politikat. Këta çfarë kanë bërë. Këta kanë krijuar një komunitet kombëtar të zhvillimit rajonal që ju drejtoka zv. kryeministri, i cili harton, miraton dhe bënë politikë kombëtare dhe politikën e veçantë për secilin rajon. E veç kësaj, ka gjetur edhe fondin shqiptar te zhvillimit si instrumenti që përgatit dokumentat.
Bëjnë planin tufa e hajdutëve, bëjnë edhe letrat, ja rrëmbejnë pushtetin lokal, marrin kompetencën, marrin paratë, marrin fondet dhe pushteti lokal bëhet zero. Qytetarët praktikisht nuk kanë pushtet lokal, kanë thjesht dhe vetëm një qeveri që i rrëmben, poshtë nuk iu shpie asnjë lekë, nuk lë asnjë kompetencë, rrëmben gjithçka dhe në fund fare çfarë kemi? Kemi 2 milionë e 800 mijë shqiptarë të varfër dhe një kryeministër në mënyrë të frikshme të pasur e një qeveri të pasur. Sepse të gjithë këta grabitqarë rrëmbejnë lekët e tyre, duke shkelur Kushtetutë dhe ligj. Unë besoj të nderuar qytetarë, që faktet janë kaq të qarta, ditën për diell, saqë çdo qytetar por dhe çdo njeri i medias gazetar, por dhe çdo njeri i politikës kudo që të ndodhet, çdo intelektual atje ku ndodhet, duhet të jetë shumë i kthjellët që qeveriset nga banditë, që nuk pyesin për Kushtetutë dhe ligj. Kur shqyejnë Kushtetutën e vendit, nuk kanë asnjë problem të shqyejnë pronën private të gjithkujt.
Kur nuk tremben të rrëmbejnë kompetenca që Kushtetuta kurrsesi nuk i lejon, nuk kanë asnjë problem të rrëmbejnë punën, pronën dhe çdo gjë një njeriu tjetër. Kur nuk tremben absolutisht dhe thonë kemi folur me popullin, kur populli ka qenë i mbyllur në shtëpi për pandeminë, mendoni se çfarë mashtruesi të pacipë, kemi në krye për hir të rrëmbimit. Të gjitha këto dhe llogaritë elektorale që bëhen mbi këtë projekt janë sigurisht llogari absolutisht të dështuara. Duhet ta dini që nuk ka asnjë model, asnjë përpëlitje, asnjë spërdredhje dhe asnjë palaçollëk që shpëton dot qeverinë nga fati që ajo vetë i caktoi vetes. Pasi nuk ka shqiptar që të pranojë një qeveri që edhe e gënjen edhe me mashtron dhe e plaçkit dhe ia shqyen dhe Kushtetutën dhe e bën atë të pabarabartë në raport me gjithë të tjerët. Dhe ku di që taksidari, çifligari, rrëmbyesi, grabitqari është në krye të qeverisë e qytetari është i pambrojtur. Ndaj është e qartë që dita e gjykimit vjen shpejt, ky ligj është një ligj që vlen më pak se zero.
Ligj i cili nuk ka për të shkuar dhe nuk shkon përpara, që nuk i zgjidh dot kurrë hallin Edi Ramës, por ia rëndon shumë hallin Edi Ramës dhe të gjithë të tjerëve përqark, pasi çdo njeri që ka vënë një firmë, që ka votuar dhe ka miratuar të tillë dokumente të cilat dhunojnë ligjin për të rrëmbyer kompetenca dhe pasuri ekonomike të vendit, do përgjigjet individualisht. Asnjëri mos të ketë iluzionin që do të ketë një alibi apo një mbrojtje në bazë të asaj që quhet vendim kolektiv. Secili në mënyrë individuale mban përgjegjësinë e tij juridike. Më të madhen dhe të padiskutueshmen do ta mbajë ai që është në krye të qeverisë por dhe të gjithë të tjerët, ortakë të kësaj plaçkitje të pronës dhe të drejtave të qytetarëve do përgjigjet deri më një. Koha është shumë e afërt, ajo po vjen dhe nuk e ndalin dot as kruajtëset e dhëmbëve të Edi Ramës me ligjin 102, as ndryshimet që bëri në Kushtetutë përsa i takon zgjedhjeve absolutisht asgjë. Kruajtëset e dhëmbëve mbeten kruajtëse dhëmbësh, maksimumi çajnë qiellzën e atij që i përdor.

 

Login to post comments