Rrënimi ekonomik/Vasili:Shqipëria në buzë të greminës. Përballje popullore me Rilindjen

Saturday, 08 August 2020 12:51

 

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka analizuar situatën ekonomike në të cilën ndodhet vendi. Ai thotë se Shqipëria është në buzë të greminës, ku shton edhe se shtimi i 230 mijë të varfërve, një rënie ekonomike që shkon deri në 9%, humbja e 100 mijë të papunë të tjerë, një borxh që kalon 80% i deklaruar, sepse reali kalon 90% janë treguese kuptimplotë të një rrënimi ekonomik. Vasili bën thirrje që qytetarët të marrin në dorë fatet e tyre, sipas tij duhet përballje popullore ndaj Rilindjes. ”Paturpësia dhe pacipësia rilindase, që shkel Kushtetuten dhe çdo ligj në funksion të pasurimit të sektit oligarkik rilindas ndalet vetëm me përballje popullore. Vetëm kështu do të pritet dora e zezë rilindase, që është futur në xhepin e çdo shqiptari dhe në tavolinën e bukës së tij të përditshme”.

Shkrimi i plotë

Tragjedia ekonomike eshte kryeçështja e Shqiperise ne buze te gremines! Koncesionet, korrupsioni, kriminalizimi i ekonomise dhe pastrimi gjigand i parave. Dy termete te 21 shtatorit dhe 26 nentorit te trajtuara si biznesi fitimprures i radhes nga rilindja, Pandemia, qe shkaterroi mijra bisnese e humbi dhjetra mijra vende pune, nderkohe qe qeveria vazhdoi vjedhjet dhe pervetsimet me tendera PPP e koncesione jane keto tre aktet e tragjedise ekonomike ku eshte zhytur Shqiperia. Shtimi i 230 mije te varferve, nje renie ekonomike qe shkon deri ne 9%, humbja e 100 mije te papune te tjere, nje borxh qe kalon 80% i deklaruar, sepse reali kalon 90% jane treguese kuptimplote te nje rrenimi ekonomik, qe thellohet ne menyre te pandalshme.

Vazhdimi, edhe ne kohet tmerresisht te veshtira te pandemise, te lloj lloj tenderash per zyra luksi e gjithfare turpesh si keto eshte prove e strategjise se rilindjes dhe Edi Rames qe te rrembejne cdo lek per vete ne ikje e siper. Paturpesia koncesioneve si ai prej 1.2 miliard euro per rrugen Milot Fier jane deshmi e strategjise se tokes se djegur, pra te rrembejne e pervetesojne ç’tu dale perpara dhe te lene borxhe shkaterrimtare nga pas.

Tragjedia ekonomike e gatuar egersisht nga rilindja ka futur doren ne xhepin e cdo shqiptari dhe ne tavolinen e varfer te bukes se perditshme. As ne ditet e veshtira te pandemise qeveria qe nuk ndal se paguari koncesionet dhe miraton edhe koncesione te tjera nuk u çonte as ushqim shtresave te varfera dhe ishin shoqatat bamirese, qe ndihmuan shume me teper se qeveria. Nderkohe qeveria nuk u ndal se beri tendera sekrete ku mallrat bliheshin shume here me shtrenjte duke varferuar e vjedhur edhe me tej shqiptaret edhe ne ditet e hallit te tyre me te madh sic ishte pandemia nga Covid-19.

Tragjedia ekonomike po shkakton nje varferim tragjik shume te thelle dhe me pasoja afatgjata. Tragjedia ekonomike ku masa derrmuese e popullates vuan dhe ku nje grusht oligarkesh pasurohen njelloj si qeverite kuislinge qe pasurojne spekullantet ne kohe luftrash, kjo eshte pamja e Shqiperise sot. Klima sociale shperthyese, depresioni i rende ekonomik dhe stresi psikologjik ekstrem vijne nga nena e re gjithe te keqiave, qe eshte dhe mbetet Tragjedia ekonomike.

Per mijra e mijra shqiptare pushimet jane molle e ndaluar. Per mijra shqiptare ushqimi i normal eshte enderr ndersa ushqimi vetem sa per te mbajtur shpirtin gjalle eshte realitet. Per mijra shqiptare shkollimi i femijve eshte i paarritshem sepse xhepat e varfer jua pengojne. Ndaj s’ka asnje zgjidhje tjeter vec asaj qe qytetaret te marrin ne dore fatet e tyre. Qytetaret jane viktimat e tragjedise ekonomike, por ata jane te vetmit qe mund ti japin zgjidhjen perfundimtare asaj.

Rilindja eshte thjesht nje mekanizem i zi pervetsimi, toke te djegur dhe menxyre ekonomike, ndaj si i tille duhet shkaterruar sa me pare per te fituar kohe te cmuar e per te ndalur shkarjen perfundimtare drejt gremines pa kthim te ekonomise shqiptare. Paturpesia dhe pacipesia rilindase, qe shkel Kushtetuten dhe cdo ligj ne funksion te pasurimit te sektit oligarkik rilindas ndalet vetem me perballje popullore. Vetem keshtu do te pritet dora e zeze rilindase, qe eshte futur ne xhepin e cdo shqiptari dhe ne tavolinen e bukes se tij te perditshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...