Covid-19/Panariti:Nga vala në vjeshtë mund të fundosemi. Ç’duhet bërë para se të vijë muaji tetor

Saturday, 08 August 2020 12:55

 

Shifrat e pandemisë në Shqipëri janë të larta dhe ish-ministri i LSI-së, Edmond Panariti, thekson se nga vala e mundshme në vjeshtë e Covid-19, ne mund të fundosemi. Përmes një postimi në facebook, ish-deputeti shpreh shqetësimin për masat që ka marrë autoritetet përkatëse.

Ai thotë se Covid-19 nuk mposhten veç me heroizëm dhe propagandë por me kapacitete, logjistikë dhe teknologji. ”Pa i tre fishuar kapacitetet, logjistikën dhe teknologjinë spitalore mund të fundosemi nga vala e pritshme Covid-19 në vjeshtë”.

 

Panariti thekson se për nga kapacitetet spitalore jemi më shumë se tre herë më ulët se mesatarja Europiane. ”Po me shtretër të reanimacionit, të cilët janë jetësore për trajtimin e rasteve të rënda me Covid 19 ku jemi? Këtu statistikat çalojnë por nëse duam të mos fundosemi nga vala e dytë e pritshme e Covid-19 në vjeshtë duhet ta çojmë numrin e shtretërve reanimatorë në rreth 2000 para tetorit, pra më shumë se tre herë se tani”.

POSTIMI I PLOTË

Pa i tre fishuar kapacitetet, logjistikën dhe teknologjinë spitalore mund të fundosemi nga vala e pritshme Covid e vjeshtës. Në përballjen me Covid, mjekët janë padyshim heronjtë tanë! Por ashtu siç fitohet lufta me armatime, padyshim edhe sëmundjet nuk mposhten vetëm me heroizëm dhe propagandë por me kapacitete, logjistikë dhe teknologji! Këtu mjekësia e PPP-ve është shumë prapa Europës.

Shifrat sipas INSTAT:

Në Shqipërinë shtetërore dhe private kemi gjithsej 55 spitale të cilët ofrojnë në “letër” 8853 shtretër, thënë ndryshe 2,6 shtretër për 1000 banorë. Por mesatarja shumëvjeçare e shfrytëzimit të tyre sipas INSTAT, është më pak se 50%. Pra “de facto” u shërbejmë jo me tre por vetëm me një shtrat e një çerek rreth 1000 banorëve tanë.

Po mesatarja Evropiane?

Mesatarisht Europa para pandemisë ofronte një shtrat spitalor për çdo 196 banorë, pra më shumë se pesë shtretër për 1000 banorë. Por ndryshe nga ne, koeficienti i shfrytëzimit vjetor të tyre është rreth 80%.
Thënë ndryshe mesatarisht në Europë janë 4 shtretër që realisht përdoren për 1000 banorë. Te ne vetëm 1,2.
Përtej patetizmit dhe propagandës, shifrat janë kokëforta dhe dëshmojnë se ku jemi.

Përfundimi: Për nga kapacitetet spitalore jemi më shumë se tre herë më ulët se mesatarja Europiane.

Pyetja tjetër e nxehtë për kohën që po kalojmë është: Po me shtretër të reanimacionit, të cilët janë jetësore për trajtimin e rasteve të rënda me Covid-19 ku jemi? Këtu statistikat çalojnë por nëse duam të mos fundosemi nga vala e dytë e pritshme e Covid-19 në vjeshtë duhet ta çojmë numrin e shtretërve reanimatorë në rreth 2000 para tetorit, pra më shumë se tre herë se tani. Nuk duhet të presim të mbarojnë pushimet për të vepruar, sepse do jetë tepër vonë.

Modifikuar më Saturday, 08 August 2020 14:20
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...