Si ecin krah per krah vesi dhe vjedhja me pabesine

Saturday, 08 August 2020 18:13

 

“Shqipëria eshte kthyer në një nga prodhuesit kryesorë në botë për kanabisin dhe në pikë kyçe tranziti për heroinën dhe kokainën nga Afganistani apo Kolumbia drejt Europës”- thotë raporti për periudhën e drejtimit të Ministrisë së Brendshme nga Sandër Lleshaj.
Në këtë mënyrë, Lleshaj ka thyer edhe një rekord të dështimit të qeverisë në luftën kundër trafikut të drogës, duke hyrë në histori si ministri më i dështuar.

Por skandalet e Edi Rames e Sander Lleshaj nuk kane te sosur.
Fituesi i tenderit të paracaktuar nga Ministria e Brendshme për uniformat e Policisë së Shtetit llogaritet të prodhojë rreth 200 mijë artikuj më pak, ndonëse me të njëjtin fond limit, si në tenderin që u pezullua vitin e kaluar.
Më datë 11.05.2020, u zhvillua procedura e tenderit me objekt “Blerje dhe shpërndarja e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit” për 4 vjet, me fond limit rreth 2.8 miliardë lekë pa TVSH apo 27 milionë euro me TVSH. Fituesi i paracaktuar ishte firma “D&E” shpk, e cila nuk plotësonte shumë kushte e dokumente të kërkuara dhe ndonëse ofronte rreth 5 miliardë lekë më tepër se operatori i klasifikuar si i pari.

Procedura fiktive e tenderit për blerje e shpërndarje të uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit, me fond limit rreth 2.8 miliardë lekë, me pasojat e vjedhjes 500 milionë lekë e të dyshimit se mund të shkojë dhe në mbi 1 miliard lekë, duke marre parasysh edhe faktin skandaloz ku kapele ka kushtuar 350 euro copa.
Janë 750 mijë qytetarë që mbeten jashtë skemës së ndihmës ekonomike.Kjo krizë e rëndë konfirmoi se për kryeministrin,ministrat prioritet janë një grusht klientësh, me të cilët grabit taksat e shqiptarëve. Në vend që të financojë ekonominë për të mos mbyllur vendet e punës, Edi Rama zgjedh të vazhdojë pagesat prej mbi 100 milonë euro për disa koncesione korruptive si kjo e uniformave te Policise, tenderat e rrugeve,shendetesise etj.

Pervec vjedhjeve me permasa galopante ,ministri i Brendshëm, gjenerali Sandër Lleshaj, është kthyer edhe në një xhandar të rëndomtë, ku prioritet i veprimtarisë së tij mbetet dhuna ndaj popullit të tij. Edi Rama e Sandër Lleshaj jane ata që urdhëruan hedhjen e gazit lotsjellës mbi nenat e gratë shtatzëna. Nuk harrohet kollaj gazi helmues i përdorur mbi protestues të opozitës, pas rrahjeve dhe kërcënimeve të tyre, do te mbahet mend gjate dhuna e terrori ndaj protestusve të Astirit, të cilët thjesht kerkonin te drejtën e tyre, në mbrojte të shtëpive e pasurisë.

Nuk harrohet as dhuna e ushtruar ndaj artisteve tek teatri.“Me kaq urrejtje sa ka ndaj opozitës dhe qytetarëve që nuk i binden paligjshmërisë dhe vjedhjes, Sandër Lleshaj, meriton vetëm përbuzje dhe përçmim. Ky kriminel gjakftohtë që merr autorësinë e rrahjes barbare të artistëve, të studentëve dhe të opozitës është metastazë e regjimit kriminal dhe të korruptuar të Edi Ramës”.

 

Modifikuar më Saturday, 08 August 2020 18:38
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...