Ish-zyrtari i lartë i policisë:Si po pastrohet pasuria e krimit nëpërmjet operacionit OFL!

Hënë, 10 August 2020 11:31

 

Ish-shefi i Antikrimit Ekonomik në Policinë e Shtetit, Arjan Hoxha, ka shpjeguar se si nëpërmjet të ashtuquajturit Operacion Forca e Ligjit, po amnistohen pasuritë e krimit. Sipas tij OFL është thjesht një fasadë dhe po krijohet përshtypja që të gjithë këta që po kalojnë “formularin”, nuk do të kenë më punë me drejtësinë për sa i përket pasurisë.

“OFL në fund të fundit është thjesht një emër i ri. Ato institucione kanë ekzistuar. Në opinionin tim, OFL është thjesht një fasadë. Nuk kemi deri tani asnjë procedim penal serioz, që të ketë vënë para përgjegjësisë individë me të kaluar kriminale dhe që pasuria e tyre të jetë nën sekuestro përfundimtare, pasi është vetëm sekuestro preventive. Krijohet përshtypja sikur të gjithë këta që kalojnë në filtrin e OFL kanë pasurit të ligjshme. Asnjë polici edhe më e avancuar se e jona nuk kanë mundësi që të kryejnë në një kohë kaq të shkurtër kaq shumë procedime për njerëz që kanë pasur aktivitet kriminal disavjeçar”, shprehet ai në një intervistë për TvT.
Gjithashtu Hoxha thotë se vendi është në një situatë alarmi të kuq edhe për sa I përket situatës me drogën. Kjo për shkak të kultivimit, por edhe të shndërrimit të tij në vend tranzit për drogat e forta.
“Pas vitit 2016 kemi kanabisim total të territorit të Shqipërisë dhe më e keqja, vendi është kthyer në vend tranzit, magazinimi për lëndët e forta narkotike. Sidomos zona e Elbasanit si nyje lidhëse. Sa i takon alarmit, nuk jemi më në një situatë portokalli. Është një situatë e kuqe, për të cilën institucionet duhej të kishin vënë dorë”, deklaroi ai.
Kurse angazhimin e ministrit Sandër Lleshaj për të mos lejuar kultivimin e asnjë rrënje kanabis, Hoxha e sheh si të pamundur për t’u përmbushur.

“Kultivimi është tepër i lartë. Kemi parë ministrin që merr përsipër që nuk do të ketë asnjë rrënjë. Unë kam shërbyer 20 vite në Policinë e Shtetit nuk mund të siguroj në asnjë moment që nuk do të ketë asnjë rrënjë kanabis. Policia i ka kapacitetet të kufizuara, pa marrë parasysh faktin që shumë punonjës të policisë janë të përfshirë dhe bashkëpunojnë me kultivuesit”, thotë ai.

Lidhur me pastrimin e parave të ardhura nga aktivitete të jashtëligjshme, Hoxha sheh si sektorin më efektiv ndërtimin, që sipas tij mund të shtrihet deri në investimet e mëdha me partneritet publik-privat.

“Sektori i ndërtimit dhe ai i investimeve partneritetit publik-privat kanë potencial për pastrimin e parave. Investitorë të ndryshëm, duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, dhe me investitorë anonimë, mund të marrin përsipër një investim publik. Ata bëhen investitorë fillestarë dhe mund të krijohen opinion se po bëhet shumë punë, por në fund të fundit jemi ne të gjithë që do të paguajmë për këto investime”, deklaron Hoxha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...