Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu, e ka cilësuar shqetësuese sekuestrimin e televizoneve RTV Ora dhe Ora News.
‘Këto ditë kam ndjekur me shqetësim situatën e krijuar pas vendosjes nën sekuestro të dy televizioneve kritike me qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës, RTV Ora dhe Ora Neës.
Me administrimin nga qeveria të televizioneve, gazetarët ndjehen të pasigurtë dhe jo të lirë për të bërë punën e tyre
Janë shumë shqetësuese për lirinë e medias denoncimet se “siguria” e televizioneve do t’i dorëzohet kompanisë shtetërore Illyrian Guard.
Kjo do të thotë se gazetarët do të punojnë të rrethuar nga policët e qeverisë. Me një presion të tillë psikologjik dhe pa garanci për marrjen e pagave, asnjë gazetar dhe asnjë media nuk mund të ruajë pavarësinë editoriale.
Është një shërbim ndaj lirisë së medias hetimi me shpejtësi dhe pa zvarritje i çështjes që ka krijuar këtë situatë të paprecedentë për një media! Ky hetim duhet të jete potësisht i pavarur nga ndikimi i qeverisë.
Çdo vonesë e drejtësisë është një hap më shumë drejt mbylljes së gojës së gazetarëve.