Kandidatët e PD për deputetë/ Do deklarojnë nëse kanë marrë drogë apo kanë frekuentuar psikologun

Tuesday, 11 August 2020 17:26

 

Rreth 3600 emra të propozuar nga anëtarësia e PD-së si kandidatë për deputetë dhe kryebashkiakë, do kalojnë përmes filtrit të kontrollit nga Komisioni i Vlerësimit.

Nga data 3 Gusht, 5 anëtarët e komisionit, kanë nisur punën, duke vlerësuar pastërtinë e figurës së kandidatëve. Këtyre të fundit iu është dashur të plotësojnë një formular të gjatë ku kanë parashtruar detaje nga arsimimi e deri të aktiviteti i tyre shoqëror e politik. Ky është një proces mirëfilli vetting-u të cilit po i nënshtrohen kandidatët e PD.

Në formular bie në sy një seksion i veçantë, në të cilin të gjithë kandidatët duhet të përgjigjen nëse kanë qenë ose jo të përfshirë në veprimtari politike gjatë periudhës së komunizmit nga data e çlirimit të vendit, 29 nëntor 1944 deri më 2 korrik 1991.

Kandidati duhet të tregojë nëse ka qenë anëtar ose kandidat i Byrosë Politike, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë dhe strukturave të tjera të PPSH-së, punonjës apo bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, si dhe pjesë Ministrisë së Brendshme apo gjykatave dhe hetuesisë së periudhës së komunizmit.
Duket se demokratët duan të jenë tejet të kujdesshëm me përfaqësimin në zgjedhjet e ardhshme.
Nisur nga fakti se luftën kundër kultivimit, trafikut dhe përdorimit të narkotikëve PD e ka shndërruar në kalë beteje në luftën e saj politike, kandidatëve u kërkohet në tregojnë nëse kanë përdorur substanca të paligjshme narkotike ose kanë varësi nga alkooli.

 

Pyetjet janë konkrete, dhe të gjithë duhet të rrëfejnë nëse janë përfshirë ndonjëherë në blerjen, prodhimin, kultivimin, trafikimin, transferimin, marrjen, apo shitjen, e substancave të paligjshme narkotike. E po ashtu, kandidatët duhet të tregojnë nëse janë përdorues të rregullt të alkoolit, deri në atë masë sa përdorimi të ketë pasur ndikim negativ në performancën profesionale, jetën private, financat, apo aq sa ndonjëherë ka qenë e nevojshme ndërhyrja e organeve përgjegjëse apo personelit të sigurisë.

Formulari i vetëdeklarimit, përfshin edhe atë pjesë që lidhet me procesin e dekriminalizimit. Në kapitullin IV, që ka të bëjë me të dhënat mbi gjendjen gjyqësore, kandidatët duhet t’i përgjigjen pyetjes nëse jenë dënuar ndonjëherë me vendim gjyqësor të formës së prerë nga një autoritet gjyqësor shqiptar ose i huaj. E po ashtu, nëse janë dënuar ndonjëherë me vendim gjyqësor jopërfundimtar, nga një autoritet gjyqësor shqiptar ose i huaj. Gjithashtu, kujdes është treguar edhe në faktin nëse kandidati është gjobitur ndonjëherë për mospagim të taksave.
Edhe aspekti emocional dhe psikologjik i kandidatëve do vlerësohet seriozisht, pasi atyre u kërkohet të tregojnë nëse janë konsultuar ndonjëherë me një psikolog dhe/ose psikiatër në lidhje me gjendjen tuaj emocionale ose mendore, apo a keni qenë ndonjëherë i shtruar në institucionet shëndetësore për këtë arsye?

Ndër shumë tw tjera, përgjigje duhet të jepen edhe pyetjeve nëse janë pranuar ndonjëherë dhurata me vlerë mbi 10 mijë lekë apo trajtime preferenciale të ofruara për shkak të ushtrimit të një funksioni publik, si dhe nëse kandidati ka vesin e bixhozit.
Këto pyetje e dhjetëra të tjera do të mbajnë të mbërthyer Komisioni e Vlerësimit, I cili në fund të procesit do hartojë listën e kualifikuarve.
Në formularin e vetëdeklarimit theksohet se Komisioni i Vlerësimit, pas verifikimit të deklarimeve të pasakta ose të pavërteta, i propozon strukturave të PD, të ndërpresë çdo funksion që mbajnë individët, të cilët kanë falsifikuar të dhënat e tyre personale.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...