Në një intervistë në Ora News, pedagogia e gazetarisë Jonila Godole tha se vitet e fundit, sidomos nën qeverisjen e Ramës, ka pasur një përkeqësim për lirinë e medias.
Gondole u shpreh se AMA dhe ISHSH bënë përpjekjen e parë për të goditur Ora News si një zë kritik ndaj qeverisë.
Ajo shtoi se në këtë pikë jemi në cenimin e lirisë së medias në vend, se publiku merr informacione që vijnë vetëm nga burimi i qeverisë.
Jonila Godole: Vitet e fundit është parë një tentativë për të penguar fjalën e lirë dhe për të censuruar kritikat nga qeverive. Kjo ka ardhur duke u përkeqësuar vitet e fundit të qeverisjes së socialistëve. Dua tu kujtoj këtu ligjin anti-shpifja, që u kritikua nga ndërkombëtarët dhe nga të gjitha grupet interesit. Pas tërmetit dhe pandemisë dolën probleme të mëdha, ku u përpoq të centralizohej informacione dhe kontrollohej para se të shkonte para medias.
AMA dhe ISHSH bënë përpjekjen e parë për të goditur Ora News, kur vetë institucionet gjatë gjithë pandemisë shembën Teatrin dhe aty e pamë se sa i parëndësishëm ishte shëndeti i njerëzve. Ndërsa me sulmin ndaj Ora News, aty kur kemi një mendim kritik ndaj qeverisë, duket sikur po vihen nën kontroll. Goditja e tanishme nga SPAK, për mua ishte e paralajmëruar për ato pak zëra kritikë që ekzistojnë në vendin tonë. Publiku nuk merr kaq shumë informacione, sepse kontrollohen nga një burim i vetëm. Në këtë pikë unë e shoh se jemi në pikun e cenimit të lirisë së medias në Shqipëri.
Godole tha se për pak muaj do të jenë zgjedhjet dhe publikut po i vijnë informacione sikur çdo gjë shkon mrekullisht.
Jonila Godole: Publiku për pak muajsh do të votojë, por mbi ç’baza informacioni, sepse informacionet që i vijnë janë se ne jetojmë mrekullisht. Media duhet të jetë një përcjellëse e të vërtetës ndaj publikut, jo të jetë propaganda. Edhe media ka mëkatet e veta, sepse shumë herë i ka shërbyer pushtetit për arsye pragmatiste. Vetë media duhet të jetë një biznes i pavarur. Publikut i ka humbur besimi te politika, por sipas sondazhet e fundit ka humbur edhe besimi te media. Dhuna që ushtrohet nuk është më e njëjta, sot bëhet dhunë në emër të ligjit, nuk bëhet më me shkop.
Për Godolen, situata me lirinë e medias do të përkeqësohet me afrimin e datës së zgjedhjeve dhe për të sulmi nda RTV Ora isht enjë mesazh për mediat e tjera që duan të jenë kritike me qeverinë.
Jonila Godole: Unë parashikojë një klimë shumë të ashpër për mediat sa më shumë i afrohemi zgjedhjeve. Mua nuk më habit prania e RENEA-s tek ORA, sepse do të isha e habitur sikur detyra e tyre të kryhej normalisht. Ky është një mesazh për të gjitha mediat e tjera, që kjo dhunë do të jetë në të gjitha redaksitë e tjera. Kjo do të bëjë që të ulet koka dhe të mos ketë më media kritike. Mediat e tjera që kanë ndërmend të jenë kritike, u jepet mesazhi që do të merren edhe me ato, me biznesin e tyre dhe familjet e tyre. Ky intimidim ndaj Ora News dhe gazetarëve është mesazh dhe besoj se do të përkeqësohet më afrimin e zgjedhjeve. Kjo është një qasje totalitare.