Sekuestro e RTV Ora dhe Ora News, portalet po shantazhojnë gjykatën

E Enjte, 13 August 2020 17:36

 

Deklarata e përbashkët e avokatëve të presidentit të “Yldon Media Group”, zotit Ylli Ndroqi

Disa prej portaleve të cilat së fundmi janë hedhur me presione dhe shantazhe ndaj gjykatës dhe prokurorisë për të dalë me vendim në dëm të Z Ndroqi, kane dhënë sot shpifjen e rradhës.

Jemi detyruar të dalim sot në një deklaratë pas shpifjes së rradhës, se z Ndroqi ka qenë në rrezik për jetën teksa është me pushime në Jalë.

Sipas ligjit Z. Ndroqi prej ditësh nuk qëndron pranë televizionit i cili është në sekuestro të shtetit teksa ia ka lënë çështjen në dorë të drejtësisë ndaj të cilës ka vetëm një kërkesë: Të vendosë konform ligjit!

Z. Ndroqi së bashku me familjen është me pushime në jug të vendit dhe asgjë çfarë shkruhet në portalet e keqpërdorura, apo të paguara nuk është e vërtetë.

Z Ndroqi per asnje rast nuk i eshte rrezikuar jeta nga mbytja. Duke qetësuar të afërmit dhe miqtë, deklarojmë se kë është nje fabrikim i turpshëm nga një portal që shpifjen e ka bazë të punës, dhe është përballur disa herë në gjykatë me padi, për shpifjet e tij. Ky publikim do të shërbejë për padinë e radhës.

Po ashtu kemi vënë re se ditët e fundit në disa portale kanë qarkulluar informacione të pavërteta që kanë si qëllim lidhjen e Z. Ylli Ndroqi President i “Yldon Media Group” me terrorizmin.

Të gjitha këto informacione të publikuara nga 3 portale, nuk paraqesin lajme me fakte prova e dokumente, por spekulojnë me aludime apo komente të qëllimshme.

Konstatojmë se postimet e publikuara në këto portale kanë thënie të pavërteta për shkak se Z.Ylli Ndroqi nuk ka kryer ndonjë prej veprave që atij i atribuohen ne keto shkrime.

Lajme të tillë spekuluese kanë qëllim krijimin e një tymnaje në publik duke tentuar ta legjitimojnë sulmin politik ndaj RTV Ora dhe Ora News.

Postimet e bëra në këto portale kanë si qëllim të vetëm shantazhimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve që të mos japin një vendim të drejtë dhe të mbështetur në fakte dhe për pasojë synojnë vetëm të krijojnë konfuzion si dhe të pengojnë drejtësinë që të veprojë.

Z.Ylli Ndroqi në përfundim të procesit gjyqësor të ngritur nga SPAK dhe ndaj të cilit pritet vendimi i Gjykatës së Apelit kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit, do të adresojë pranë organeve kompetente të drejtësisë edhe të gjitha portalet të cilat në mënyrë të qëllimshme publikojnë informacione të pavërteta. Këto portale do të përballen në gjykatë si per shpifje ashtu edhe me padi civile për dëm pasuror dhe jo pasuror.

Vëmë në dukje se deri më tani nuk ka një vendim ndaj Z. Ndroqi, por kemi të bëjmë me një sekuestro preventive me kërkesë të prokurorisë, si pjese e nje hetimi pasuror dhe jo ndaj indidividit per ndonje veper penale. Jemi në momentin që Z. Ylli Ndroqi ende nuk është dëgjuar si palë nga organet e drejtësisë, pasi vendimi është marrë në bazë të kërkesës së organit të akuzes.

Kërkesa është bazuar vetëm në dyshime të mbështetura në indicie dhe jo në prova. Vendimi është marrë në dhomë këshillimi, pa praninë e palës së cilës i sekuestrohen pronat, dhe pa pasur mundësi që kjo e fundit të paraqëse provat e saj për të kundërshtuar dyshimet e organit të akuzës.

Sa më sipër konkludojmë se sulmi është me prapavijë të menduar politike dhe qëllimi është i qartë: Shantazh ndaj prokurorisë dhe gjykatës për ti shkuar deri në fund mbylljes së dy televizioneve Ora dhe Ora News.

13/08/2020
Avokatet
Alban Qafa
Erind Merkuri

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...