Presidenti Ilir Meta ndodhet sot në fshatin Pilur të Himarës. Në një mesazh në rrjetet sociale, kreu i shtetit shprehet se në këtë zonë të njohur për atdhetarinë do të vlerësojë Kapedanët e Bregut, si dhe figurat e njohura të polifonisë.
“Shumë i lumtur të jem sot në Pilur të Himarës, në këtë kështjellë të pamposhtur të patriotizmit dhe simbol të bukurisë natyrore shqiptare, për të vlerësuar Kapedanët e Bregut dhe Luftës së Vlorës, por dhe disa nga emblemat e polifonisë sonë të mrekullueshme”,- shkruan Presidenti Meta në mesazhin e publikuar në Facebook.