Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili e cilëson të turpshëm qëndrimin e qeverisë dhe kryeministri Edi Rama për krizën në kufirin me Greqinë. Në një reagim në Facebook, Vasili deklaron se në kohën që shqiptarët digjen në temperaturat e lartë, kryeministri vazhdon pushimet dhe kridhet në det.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:
Shqiptarët në Kakavijë digjen, Kryeministri krihet e kridhet!
KM i kërkohet sot të lërë kredhjet në det dhe krehjen politike në FB e Twiter dhe të përballet me dramën humanitare në Kakavijë.
Kakavija është në Shqiperi dhe jo në fund të globit.
Në rrugë në mes të vapës përveluese janë shqiptarë vëllezërit,motrat, vajza e djem, që punojnë e robtohen dhe ndihmojnë edhe njerëzit e tyre në Shqipëri të cilët qeveria i ka lënë pa bukë.
KM drejton qeverinë dhe gjithçka që nga logjistika dhe deri tek parate per te ndihmuar shqiptaret ne mes te rruges e ne veshtiresi.
Ndaj atij dhe vetem atij do ti kerkohet zgjidhja e kesaj situate.
KM ka zgjedhur te jape si ndihme nje postim ne FB sepse ka mbaruar si KM.
Sot cdo shqiptar ndihet shume keq qe parate e taksave te tyre jane me duart e nje KM qe s’leviz as gishtin ne kete dite halli.
S’ka më KM ka veç nje mumje impotente qe belbezon ne FB.
Shqiptareve nje KM si ky nuk ju duhet gjekundi!