Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari nga fshati Biranj i Korçës ka folur për largimin e të rinjve nga vendi duke theksuar nevojën e politikave konkrete për ta.
Braimllari tha se politikat duhet të favorizojnë të rinjtë që ata ta shikojnë të ardhmen e tyre në vendin e tyre dhe jo të shkojnë në Maqedoninë e Veriut apo në Greqi për punë sezonale.
“Në Biranj të Korçës, në një takim me banorët ku ngritën shqetësimin e largimit të të rinjve nga vendi.
Rilindja shpopulloi dhe varfëroi vendin. Nuk ka mundësi punësimi dhe shpresë në vend ndaj duhen politika konkrete në shërbim të rinisë.Sot është momenti të kthejmë shpresën tek të rinjtë, sot është momenti të krijojmë më shumë mundësi punësimi për të rinjtë. Sot është momenti të ndërtojmë politika që favorizojnë të rinjtë me qëllim që të rinjtë ta shikojnë të ardhmen e tyre në vendin tonë dhe jo të shkojnë në Maqedoninë e Veriut apo në Greqi për punë sezonale.
Në këtë vend të mrekullueshëm ku mundësitë janë të jashtëzakonshme, por politika korruptive, klienteliste e Rilindjes, e ka lënë shumë mbrapa Biranjin por dhe pjesën më të madhe të fushës së Korçës”, seklaron Braimllari.