Shano:Do kemi një shtator të ”nxehtë”, BE nuk na tërheq më prej dore

Tuesday, 25 August 2020 11:22

 

Analisti Dritan Shano flet për sezonin politik dhe thotë se pritet një shtator i nxehtë. Ai ka propozuar respektimin e një liste kushtesh, për të cilët politika shqiptare duhet të ndërgjegjësohet. ”Është lista e 15 kushteve të Bundestagut ndaj Shqipërisë, e aprovuar nga seanca plenare e parlamentit Europian, si kurrë ndonjë herë. Por nuk ka asnjë vullnet për të plotësuar ato kushte”, thotë ai për A2 dhe kjo mungesë vullneti vjen nga fakti që ”qeveria ka një vizion afatgjatë për pushtet mbi shqiptarët, por jo për shqiptarët”.

Sipas analistit, ”Shqipëria ndodhet me një këmbë, mazhoranca zotëron ekzekutivin dhe nuk kemi një pushtet gjyqësor funksional, qeveria mund të bëj çdo gjë me pronën publike edhe private, pa i dhënë llogari askujt”, duke kujtuar aty shembjen e Teatrit Kombëtar në një kohë ku sipas tij, ekzekutivi duhet të mendonte për demat e pallogaritshme të pandemisë.

Sipas tij vullneti për të përmbushur disa kushte bazë do të jetë vendimtare në kuadrin e anëtarësimit, edhe për një ndryshim të qasjes europiane ndaj integrimit të vendeve kandidate. ”Ka ndodhur një ndryshim drastik të BE ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, vala e fundit e zgjerimit ishte moment penalizues për vendet që nuk ishin pjesë e kësaj vale, sepse BE ndjeu nevojën të ndalonte dhe të merrte frymë për të absorbuar vende me sisteme vlerash dhe institucionesh të ndryshme nga ato perëndimore”.

Ai thotë edhe se europianët “nuk e heqin dorën nga supi jonë, por nuk na tërheqin më prej dore. Duhet të tregojmë se e kemi seriozisht reformën në drejtësi, trajtimin e pronës, se medies së lirë, të korrupsionit. Po nuk treguam vullnet për këtë, dhe individë me qasje perëndimore, ata do kenë problem për t’u afruar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...