Berisha:Nxenesit nisin mesimet ne meshire te covid 19.

Tuesday, 25 August 2020 11:25

Nga Sali Berisha
Shkollat nuk plotesojne asnje kusht per hapjen e tyre.
Klasat e tyre me 35-45 nxenes jane bomba biologjike ne potencial me qindra shkolla jane me dy turne.
Fondet per higjenen personale te nxenesve, mesuesve dhe mjediseve te shkollave jane qesharake.
Shkollat hapen ne nje kohe kur numri i rasteve te infektuara eshte rritur me 10 here krahasuar me periudhen kur shkollat ishin mbyllur.

Miq, kryeepidemiologu xhahil i Surrelit ka urdheruar hapjen e shkollave dhe fillimin e vitit te ri shkollor me prani te nxenesve ne klasa. Nje vendim te tille e kane marre shume vende te tjera.

Por udhezimi i Edvin Xhahilit, i firmosur nga ishkunata, per masat qe duhen marre dhe zbatuar per mbrojtjen e nxenesve nga covid 19 ne shkolla, i cili i gjykuar nga fraza duket nje perkthim nga gjermanishtja, eshte nje larje duarsh e papergjegjshme dhe nje kercenim i madh per shendetin dhe jeten e femijeve tane.

Ne shkollat tona nuk ekziston dhe nuk plotesohet asnje kusht per hapjen e tyre.

Le ti marrim me radhe:
1-Distanca sociale.
Shqiperia eshte vendi me numrin me te larte te nxenesve ne klasa qe arrin 35-45 vete, per rrjedhoje eshte vendi me distance sociale ne oren e mesimit me te vogel ne Europe dhe bote dhe vetkuptohet me potencialin me te larte per shnderrimin e tyre ne bomba te rrezikshme biologjike.

Udhezimi i Edvinit ne leter parashikon qe nxenesit ne klasa do te qendrojne 1 ne banke dhe me distance 1,5 m nga njeri tjetri.
Mirepo ne shkollat e Tiranes dhe te shume qyteteve te tjera mesimi zhvillohet me dy turne dhe klasat me 35-45 nxenes.

Keshtu qe per tu zbatuar ky rregull duhet qe shkollat per shkak te rrallimit te bankave dhe te uljes se nje nxenesi per banke duhet te behen me kater turne ose perndryshe do te shnderrohen ne bomba biologjike te covid19.

2-standarti i higjenes personale dhe kolektive, qe sipas udhezuesit duhet te garantojne shkollat per mbrojtjen e nxenesve, dmth uje, sapuni, alkoli, letera higjenike, dizinfektanti, qe nevoiten per higjenen personale te nxenesve dhe mesuesve dhe punonjesit qe duhen per larjen e shpeshte dhe dizinfektimin e ambjenteve te shkolles, jane kerkesa qe sot nuk i ploteson asnje shkolle madje ato mungojne edhe ne spitalet covid dhe jo covid te vendit.

Per garantimin e ketyre standarteve duhet se paku te pese fishohen fondet per shpenezime ditore ne shkolla nderkohe qe kete vit fondi per keto shpenzime eshte 25% me i ulet se sa nje vit me pare dhe buxheti per arsimin si perqindje e GDP eshte ne rekordin historik me te ulet ne keto 28 vitet e fundit.

3-Mungesa dhe mashtrimi i narkoshtetit me hetimin epidemiologjik qe nga fillimi i pandemise e deri sot ben qe ne Shqiperi çdo i rritur dhe çdo femije te jene pa asnje mbrojtje nga covid19, pra te jene ne meshire te fatit.

4-Maska. Ne Ahqiperi gjenden me shumice maska per te vjedhur, plaçkitur e vrare por jo per tu mbrojtur ne covid19. Ne udhezim, ne vend qe tju garantohen maska falas me nje perdorim femijeve nga shkolla u kerkohet te kene maska qe lahen. Faktikisht femijet lihen pa maska.

Si perfundim, mund te themi se nuk ekziston absolutisht asnje kusht i vetem per hapjen e shkollave ne Shqiperi sot kur numri i rasteve me covid 19 per shkak te keqmenaxhimit te pandemise eshte 10 here me i larte se sa ç’ishte ne periudhen kur ato u mbyllen per shkak te saj. Per rrjedhoje kjo hapje pa plotesimin e kushteve me minimale perben nje akt te papergjegjshem dhe me pasoja te papararshikueshme per shendetin dhe jeten e femijeve tane, per te cilat do te mbahet direkt pergjegjes kryepidemiologu xhahil e Surrelit Edvin Hajduti. sb

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...