“Risku nga PPP-të gjithnjë e më i lartë”, Jorida Tabaku: Qeveria kërkon hua 80 mln USD nga BB për ta menaxhuar

E mërkurë, 26 August 2020 11:43

 

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku përmes një statusi në Facebook thotë se prej 7 vitesh ka një rrezik të madh si për buxhetin e shtetit ashtu edhe për xhepat e shqiptarëve. Ky rrezik sipas saj quhet PPP.
Tabaku thotë se risku i tyre bëhet gjithnjë e më i madh, ndërkohë që qeveria del zbuluar pasi kohët e fundit i ka kërkuar Bankës Botërore një hua prej 80 mln USD me qëllim që të menaxhojë piërisht riskun që vjen nga PPP-të.

“Shqiptarët kanë nevojë për një manaxhim financiar eficent në shërbim të ekonomisë së gjithsecilit”, tha Tabaku ndër të tjera.

Fantazma e PPP-ve dhe shpëtimi shqiptarëve
Ka një rrezik që i vërvitet prej 7 vitesh buxhetit të shtetit dhe xhepave të shqiptarëve dhe ai quhet PPP. Kemi ngritur alarmin për këtë rrezik dhe falimentin që rrezikon Shqipëria dhe xhepi i çdo shqiptari duke u përballur me arrogancën e qeverisë. Nuk kemi qenë të vetëm në këtë prognozë por edhe institucione me rëndësi dhe peshë si FMN dhe BB kanë këmbëngulur për rrezikun e iminent që kanë detyrimet e krijuara prej PPP-së ndërsa qeveria vazhdonte të mohonte njësoj si gomari që po shqyhej nga ujku.

Ironikisht këto ditë qeveria ka dërguar një kërkesë pranë Bankës Botërore për të marrë një hua prej 80 mln USD me arsyetimin e manaxhimit të riskut të PPP-ve. Kjo lëvizje tërësisht hipokrite nxjerr zbuluar qeverinë në gënjeshtrat e saj të pacipa në lidhje me borxhin publik dhe mbi të gjitha riskun e PPP-ve. Njëkohësisht tregon edhe qëllimin e saj për të aplikuar për fonde dhe borxhe të panevojshme që rëndojnë xhepat e shqiptarëve. Ky borxh prej 80 mln USD mund të përdorej për kërkesa të tjera në shërbim të buxhetit nëse PPP-të do të mirëmanaxhoheshin siç ne si opozitë kemi kërkuar vazhdimisht.

Përpos kësaj, buxheti i shtetit i zhytyr në detyrime karshi PPP-ve po dështon të implementojë detyrimin që ka ndaj shqiptarëve. Mirëmbajtja e rrugëve të ndërtuara me taksat e shqiptarëve është në nivele alarmante pasi qeveria ka hequr dorë në 7 vite nga investimi në infrastrukturë. Ajo po investon pafundësisht në këto 7 vite në xhepat e oligarkëve duke harxhuar kot më kot taksat e shqiptarëve.

Kjo histori do të marrë fund shumë shpejt! Taksat e shqiptarëve nuk do të shkojnë më në xhepat e oligarkëve për skemat e PPP-ve ndërsa Shqipëria varfërohet dhe buxheti është arka personale e kryeministrit. Shqipërisë i duhet një qeveri e përgjegjshme, që manaxhon taksat dhe investon në vepra të domosdoshme për shqiptarët dhe ekonominë e tyre. Shqiptarët kanë nevojë për një manaxhim financiar eficent në shërbim të ekonomisë së gjithsecilit.

Kanë nevojë për taksa të ulëta dhe investime inteligjente, kanë nevojë për një barrë fiskale të lehtësuar, për shpërndarjen e taksave të drejtë dhe incentivuese. Një ekonomi e shëndetshme që promovon punën, një buxhet i shëndetshëm që është arka e shqiptarëve dhe jo thesi ku fusin duart pesë apo gjashtë klientë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...