Presidenti Meta: Papa Gjon Pali II do të kujtohet si Papa që mbajti gjallë shpresat dhe besimin te Zoti
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka marrë pjesë në ceremoninë e vendosjes në ambientet e Universitetit Katolik “Zonja e Këshillit të Mirë”, të bustit të Papa Gjon Pali II.
I nderuar të merrja pjesë sot në ceremoninë e vendosjes në ambjentet e Universitetit Katolik “Zonja e Këshillit të Mirë”, të bustit të Papa Gjon Pali II, kësaj ikone të lirisë së besimit të popujve në mbarë botën.
Shenjtëria e tij, Papa Gjon Pali II do të kujtohet si Papa që mbajti gjallë shpresat dhe besimin tek Zoti ndër popujt e Europës Lindore si dhe ndikoi në rënien e dikaturave komuniste në këtë pjesë të kontinentit tonë.
Vizita e tij e paharruar në Shqipëri në vitin 1993, ishte bekim i madh dhe një sinjal shprese për një të ardhme më të mirë dhe besim tek Zoti, për vendin i cili sapo ishte çliruar nga zgjedha më e eger komuniste.
Ne shqiptarët do t’i jemi gjithmonë mirënjohës, edhe për rolin e tij në mbështetje të shenjtores dhe ikonës tonë kombetarë, Nënë Tereza, në këtë përvjetor të 110 të lindjes së saj.