Qëndrimet e ndryshme Rama- Cakaj, PD: Provokim i padenjë, Tirana Zyrtare si vatër përçarje, shqiptarët në Mal të Zi të refuzojnë këto sjellje

E mërkurë, 26 August 2020 22:59

Anëtari i Kryesisë së PD, Kreshnik Çollaku e ka cilësuar tashmë qeverinë shqiptare si një përçarëse e shqiptarëve në Mal të Zi dhe rajon.

Sipas tij, dy qëndrimet e ndryshme të Ramës dhe Cakajt si dhe fakti që Tirana Zyrtare fut hundër në preferencat e shqiptarëve në Mal të Zi është një provokim i padenjë.

Çollaku i bën thirrje shqiptarëve në Mal të Zi të injorojnë dhe refuzojnë sjellje të tilla aventureske.

STATUSI NGA KRESHNIK ÇOLLAKU
Tirana Zyrtare si vater perçarje mes shqiptareve ne rajon.
———

Sikur te mos mjaftonte thirrja serbisht e Rames per te mbeshtetur Gjukanovicin,duke injoruar shqiptaret e Malit te Zi te cilet gjithashtu garojne me disa parti e koalicione,mbremja nuk mund te mbyllej pa nje tjeter skandal dhe sjellje tjeter percarese nga qeveria shqiptare.
Ne deklaraten e mbremjes Gent Cakaj,nga pozita e minsitrit te jashtem ben thirrje qe te votohet njeri prej koalicioneve garuese te shqiptareve ne Mal te Zi.
Ky qendrim i Tiranes Zyrtare qe fut hundet ne vullnetin e preferencat e shqiptareve ne Mal te Zi,e perpiqet te ndikoje apo orientoje voten e tyre eshte nje tjeter provokim i padenje. Qendrime te tilla te papjekura te Ministrit te Jashtem te Shqiperise duke shpallur preference e anesi politike mes shqiptareve te Malit te Zi, shkon ne vazhden e sjelljeve percarese e ngaterresetare qe ne keto vite te qeverisjes se Edi Rames kane shkaktuar deme te pamatshme ne Kosove ,Maqedoni te Veriut e se fundmi ne Mal te Zi.
Kudo ka futur duart e hundet Edi Rama e sejmenet e tij ne ballkan,shqiptaret kane patur si produkt percarjet e problemet e brendeshme.
Kjo ndodh ne nje kohe kur me shume se kurre faktorit shqiptar ne Ballkan i duhet unitet.
Tirana Zyrtare per here te pare ne keto 30 vite eshte kthyer ne nje vater qe prodhon konflikt e mungese besimi mes aktoreve politike shqiptare ne rajon.
Deklarata e mbremjes e Gent Cakes nga korniza e ministrit te jashtem eshte nje kontribut ne thellimin e kesaj klime percarese mes shqiptareve ne Mal te Zi.

Ne u kerkojme shqiptareve te Malit te Zi,te refuzojne e injorojne sjellje te tilla aventureske.
Tirana Zyrtare sot mjerisht perfaqeson vetem nje taborr mercenaresh te cilet jane te gatshem te sakrifikojne interesat kombetare per lojra te felliqura pushteti.

(BalkanWeb)

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...