Kryeparlamentarja e Kosovës: Të pranohet përpjekja e Serbisë që Ujmani e Trepça të bëhen tema negociatash

E mërkurë, 26 August 2020 23:01

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka realizuar sot një bashkëbisedim me përfaqësues të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka potencuar se suksesi Kosovës në dialog dhe uniteti rreth dakordimeve që dalin nga dialogu, është i mundur vetëm nëse plotësohen katër mungesa të cilat aktualisht i ka ky proces.

v1-600x360

“-Mungesa e legjitimitetit
-Mungesa e platformës
-Mungesa e transparencës
Mungesa e mandatit për negociim nga Kuvendi për Qeverinë aktuale”, tha Osmani.

 

Tutje ajo shtoi se uniteti që na duhet nuk është bashkimi rreth agjendave jotransparente e jolegjitime te përfaqësuesve aktualë të Kosovës. Na duhet pikërisht e kundërta, pra unitet në kundërshtimin e agjendave të tilla, ashtu siç e kemi kundërshtuar agjendën e rrezikshme të ndryshimit të kufijve dhe atë të bosnjëzimit të Kosovës.

“Roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është i pazëvendësueshëm, ashtu siç është i domosdoshëm bashkëpunimi trans-atlantik për ta arritur marrëveshjen finale për njohje reciproke, në kufijtë aktual dhe me funksionalitet të plotë të brendshëm të Kosovës. Po ashtu kam potencuar se në qoftë se në Uashington do të diskutohen tema ekonomike, pala kosovare assesi nuk do të duhej të pranonte tendencën e Serbisë që Ujmani e Trepça të bëhen tema negociatash. Në anën tjetër, duhet të insistohet në reparacione për dëmet e mëdha ekonomike, të cilat Serbia ia ka shkaktuar Kosovës gjatë viteve te 90-ta si dhe në heqjen e plotë të barrierave jotarifore, të cilat Serbia ua ka vënë mallrave nga Kosova”, tha Osmani.

Gjithashtu Kryeparlamentarja deklaroi se si përfundim, zbatimi i marrëveshjes, si çështje kyqe, mund të bëhet vetëm nëse marrëveshja arrihet nga një qeveri me besim qytetar që ka legjitimitet burimor. Nëse veprohet ndryshe, rezultati dihet: marrëveshje e paimplementueshme e polarizim i skajshëm që nuk është në interes të Kosovës.

“Diaspora jonë kudo, e në veçanti ajo në SHBA, ka luajtur rol jetik në ndërtimin e përkrahjes për shtetin tonë dhe avansimin e interesave te shqiptarëve, ndaj mirëpres rolin e tyre aktiv në rritjen e përkrahjes për shtetin tonë!”, përfundoi ajo.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...