Rama u fal detin grekëve/ Ismail Qemali ‘heq’ mjekrën

Hënë, 31 August 2020 19:26

Lajmi që po qarkullon se kryeministri Edi Rama mund t’u ketë falë detin grekëve ka shkaktuar shumë zemërim në rrjetet sociale në këto ditë të nxehta vere.

Kjo i shtohet faktit se Rama u angazhua së fundmi në krah të Milo Gjukanoviç në zgjedhjet e Malit të Zi. Po ashtu, Rama është investuar edhe për ndarjen e Kosovës, duke u bërë kështu politikani më i urryer në botën shqiptare.

 
  

E gjitha kjo ka shtuar mllefin e njerëzve në median sociale. Nga ana tjetër, kryeministri vazhdon të shfaqet në krah të portretit të Ismail Qemalit, me shpresën se do e identifikojnë me të, edhe pse skandalet e tij janë pak të quhen tradhti.

 
 
 

Kjo ka bërë që mjeshtri Bujar Kapexhiu të publikojë një karikaturë në Mapo, ku Ismail Qemali shihet teksa heq mjekrën vetëm që të mos identifikohet me Ramën.

 
 

“Nuk e duroj dot kur thonë që ngjan me mua,” shprehet Qemali.

Login to post comments