Zbardhet letra e Presidentit Meta për Ramën, ja tre gjërat që i kërkon për çështjen e detit

Hënë, 31 August 2020 19:37

BalkanWeb siguron letrën e Metës për Ramën lidhur me zgjerimin detar të Greqisë me 12 milje në detin Jon.Në letrën e siguruar nga gazetari Osman Stafa, Presidenti Meta thekson se çështja e detit është me një rëndësi të jashtëzakonshme kombëtare.

Meta i kërkon Ramës informacion të detajuar për komunikimin me Mitsotakis dhe të tjerë zyrtarë grekë, qëndrimin zyrtar të qeverisë shqiptare si dhe veprimet që planifikon qeveria shqiptare në kuadër të një vendimi të tillë të njëanshëm nga Greqia për një zgjerim me 12 milje në ujërat e detit Jon.

LETRA E PRESIDENTIN META

Pak ditë më parë në parlamentin grek, gjatë seancës së ratifikimit të marrëveshjeve detare mes Greqisë me Italinë dhe Egjiptin, media ka raportuar për një deklaratë të kryeministrit të Greqisë z. Mitsotakis, sipas së cilës ai ju ka komunikuar qëndrimin e qeverisë greke lidhur me vendimin për zgjerimin e ujërave territoriale të Greqisë me 12 milje detare.
Duke patur në konsideratë rëndësinë e jashtëzakonshme kombëtare, shtetërore, gjeostrategjike, ekonomike dhe jo vetëm, që ka kjo çështje për republikën e Shqipërisë, si dhe ndjeshmërinë e lartë të opinionit publik, kërkoj një informacion të detajuar mbi:
– komunikimin që keni zhvilluar me kryeministrin e Greqisë dhe/ose me zyrtarë të lartë të Greqisë mbi këtë çështje
– qëndrimin zyrtar të qeverisë shqiptare ndaj një vendimi të tillë dhe pasojave, përfshirë dhe ato ndërkombëtare
– veprimet që planifikohen të ndërrmeren nga qeveria shqiptare ndaj pasojave që mund të vijnë prej një akti të tillë të njëanshëm të Greqisë.

 
undefined 210w, undefined 197w, undefined 60w, undefined 337w, undefined 628w" alt="Letra" width="262" height="350" class="size-large wp-image-1377942" style="box-sizing: inherit; margin: 0px 0px 30px; padding: 0px; font-family: "PT Serif", serif; text-decoration: none; max-width: 100%; height: auto; width: 636.656px;" />
Login to post comments