Nga Kreshnik Collaku
Te pikelluarit e medhenj te Ballkanit jane sot Rama dhe Vucic, qe planifikuan copetimin e Kosoves, qe lobuan e paguan kripur per te bindur deri keshilltarin e sigurise kombetare ne Shtepi te Bardhe Bolton, se ndarja e Kosoves do te ishte e vetmja zgjidhje ballkanike per konfliktin Serbi Kosove.
Sot dy te pikelluarit qe buzeqeshin nga halli, jane humbesit e medhenj te Ballkanit.
Firma e presidentit Trump ne Shtepine e Bardhe grisi planet e Rames dhe Vucic per te ndare Kosoven. Sot presidenti i SHBA tregoi se Kosova Serbia e Ballkani kane rruge e mundesi te tjera per te jetuar ne paqe e te zhvilluar,se ndarja e copetimi i Kosoves nuk eshte opsion.
Rama dhe taborri i tij i propagandes jane ne panik, pasi per dy vjet mashtruan e helmuan publikun me tezen se Ndarjen e Kosoves e paska dashur SHBA e Shtepia e Bardhe.
Sot firma e Trump ne Shtepi te Bardhe tregoi qarte se teorite e ndarjes dhe implikimit te SHBA ne te ishin mashtrime te paguara e lobuara nga lobet proserbe ne Washington dhe sejmenet e tyre ne Tirane.