Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë me ndërmjetësimin e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump ka reaguar kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Përmes një shënimi në Twitter, Kryemadhi shkruan shkruan se ky është një hap i madh drejt normalizimit të marrëdhënieve, njohjes reciproke dhe krijimit të një klime paqeje dhe stabiliteti në rajon.
Postimi i plotë:
Një ditë e veçantë në historinë e Kosovës!
Sot SHBA dhe Presidenti Donald Trump udhëhoqën procesin e firmosjes së një marrëveshje historike mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo është një ditë e mirë për Kosovën dhe një hap i madh përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve, njohjes reciproke dhe krijimit të një klime paqeje dhe stabiliteti në rajon.