Këtë të premte, në një fjalim para zgjedhjeve presidenciale, kandidati demokrat për president të SHBA-së Joe Biden, tha se Kosova duhet të jetë një shtet i pavarur, e jo pjesë e Serbisë.
Pyetjes së një gazetari për Marrëveshjen në Washington, ai iu përgjigj se nuk di cila është marrëveshja por Kosova, duhet të jetë e pavarur.
“Nuk e di cila është marrëveshja. Ajo çka argumentoj në lidhje me Kosovën dhe Serbinë është se - Kosova duhet të jetë shtet i pavarur, jo pjesë e Serbisë”, tha Bideni.
© SYRI.net