Gjoba 44 mln USD për Tiranë-Elbasan, LSI i përgjigjet MIE, publikon letrën e Haxhinastos drejtuar Ramës më 2016

Hënë, 07 September 2020 12:58

 

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar pas akuzave të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, se shkeljet në autostradën Tiranë-Elbasan janë bërë në kohën kur ministër ishte Edmond Haxhinasto i LSI.

Në një deklaratë zyrtare, LSI publikon letrën që ish-ministri Haxhinasto i ka drejtuar kryeministrit Edi Rama në vitin 2016, ku mes të tjerash e vë në dijeni për problematikat me firmën greke për këtë autostradë.
Kujtojmë se Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit (ICC) i ka dhënë të drejtë kompanisë greke, “Aktor”, për punimet shtesë në autostradën Tiranë-Elbasan, duke gjobitur me 44 dollarë euro Shqipërinë.

DEKLARATË ZYRTARE E LËVIZJES SOCIALISTE PËR INTEGRIM
Në tentativën e radhës për të hedhur baltë ndaj LSI, Belinda Balluku e urdhëruar nga Edi Rama ka nxjerrë një deklaratë dezinformuese ndaj LSI-së.

Për të informuar Ministrinë e Infrastrukturës dhe Fugën që përgatit Deklaratat e Ministrive të Rilindjes, iu bëjmë me dije se para se të përmendni emrin e LSI duhet të thërrisni që t’iu sqarojnë:

Znj. Eridana Çano ish Zv Drejtore e Kabinetit të Kryeministrit të Rilindjes Edi Rama. Personi i ngarkuar nga Rama për ndjekjen e mbarëvajtjes së këtij projekti dhe komunikimin me ARRSH, Ministrinë dhe firmën greke AKTOR.

Z. Arben Ahmetaj, ish Ministër i Financave dhe personi që firmoste dhe aprovonte buxhetet, shpronësimet dhe rimbursimin e TVSH-së. Arbitrazhi është humbur pikërisht për mosrimbursimin e TVSH-së dhe shpronësimeve.

Z. Afrim Qendron, që ishte kryetari i Këshillit Teknik dhe ishte ai që miratonte çdo ndryshim projekti që kishte efekt në buxhet.
Dhe si mund të evitoni Taulant Ballën nga marrja në pyetje, që jo vetëm përdori kunatin dhe motrën për lëvizjen e parave por edhe listën e njerëzve që punësonte në Elbasan.
Cila është lidhja e Kristlen Kerrit me Taulantin

Së fundmi, i bëjmë thirrje Prokurorisë, të zbulojë pse janë zhdukur e-mailet e komunikimit mes Eridana Çano-s dhe drejtuesve të njësisë së menaxhimit të projektit Z. Aksel Gjurduka dhe Z. Albens Alite?

Përpara se Znj. Balluku të bëjë deklarata inati ndaj Damian Gjiknurit, e këshillojmë që të shikojë letrat mirë. Meqënëse është dhe ish-studente e Fakultetit Juridik Tiranë.
Ankesa e firmës Greke AKTOR ka ardhur në ARRSH, një javë pasi Dashamir Xhika ka dhënë dorëheqjen. Trajtimi i këtyre ankesave duhet të ishte marrë në konsideratë nga Damian Gjiknuri dhe Afrim Qëndro.

Kur LSI qenka kaq e rëndësishme, përse firma Greke ka nisur gjyqin me qeverinë shqiptare në 2019-ën, 2 vite pasi LSI ishte në opozitë dhe pse kryeministri Rama nuk ka marrë asnjë veprim ndaj informimit që Ministri i LSI-së Z. Haxhinasto i bëri në Mars 2016-ën, me anë të një letre zyrtare mbi problematikat me firmën Greke në rrugën Tiranë-Elbasan.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...