”Prekëse”,kryeministri i Izraelit shpërndan mesazhin falenderues të Vjosa Osmanit për njohjen e Kosovës

Hënë, 07 September 2020 12:56

Kryeministri i Izrealit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë mesazhin falenderues të kryeparlamentares së Kosovës, Vjosa Osmani për njohjen e vendit të saj.

Vjosa Osmani në fjalim falenderon Izraelin dhe veçanërisht SHBA-në për këtë arritje teksa i kujton se dikur shqiptarët i hapën dyert hebrenjve që t’i shpëtonin nazizmit.

Netanyahu thotë se mesazhi i Vjosa Osmanit është prekës teksa përmend edhe njëherë se Kosova është vendi i parë me shumicë myslimane që do të hapë ambasadë në Jeruzalem.

Të premten gjatë nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë- Serbi në Shtëpinë e Bardhë, Trumo njoftoi se Izraeli do të njohë Kosovën, kurse shtoi se si Kosova dhe Serbia do të hapin ambasadë në Jeruzalem.

Login to post comments