Marrëveshja në SHBA/ Berisha: Shtëpia e Bardhë është tani garante. Portet tona marrin peshë të jashtëzakonshme

Hënë, 07 September 2020 22:33

Ish-kryeministri Sali Berisha tha në emisionin Çim Peka LIVE se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë tani e ka një garant të fortë.

“Ky takim u thirr për marrëdhënie ekonomike. I zoti i shtëpisë, në mënyrë të përsëritur informoi se do të trajtojë çështje ekonomike, se do të zbatojë doktrinën e presidentit të tij se me përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike do të vijë përmirësimi i marrëdhënieve politike.

 
  

Askush nuk u nis për një marrëveshje finale, nuk thanë asnjëherë për marrëveshje finale, thanë që janë të hapur, por thanë se thërrasin këtë takim për normalizim të marrëdhënieve ekonomike,” tha Berisha.

 
 
 

“Kjo marrëveshje u firmos në Dhomën Ovale. Është nga marrëveshjet e pakta që firmoset në atë dhomë.

 
 

Zotëria për ta zhvlerësuar tha se nuk kishte asnjë gjë të re. Problemi është se ata tani kanë një garanci që është Shtëpia e Bardhë për zbatimin e e tyre. Nëse presidenti Trump i fiton zgjedhjet, ai do insistojë zbatimin e atyre që u firmosën para tij," tha Berisha.

I pyetur për akuzat se portet tona po vendosen në dispozicion të Serbisë, Berisha tha: “Kur u ndërtua korridori i kombit, beteja strategjike kundër ishte se i bënte portet tona, portet më të rëndësishme të rajonit”.

“Dy porte kanë rivalizuar në shekuj, Durrësi dhe Selaniku. Korridori i kombit, hekurudha më pas, i bën portet tona absolute më fizibël për Maqedoninë, Serbinë dhe një pjesë të Bullgarisë dhe Hungarisë. U jep një peshë të jashtëzakonshme porteve tona.

Në mandatin e dytë jam marrë me seriozitet të madh me projektin e hekurudhës Durrës-Prishtinë”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...