Berisha: Shqiptarët dolën të fituar nga marrëveshja Kosovë-Serbi! Pse isha kundër Minishengenit

Hënë, 07 September 2020 22:48

Ish-kryeministri Sali Berisha tha në emisionin Çim Peka LIVE se shqiptarët dolën absolutisht të fituar nga marrëveshja në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai e nisi duke sjellë në kujtesë se si u krekos Edi Rama me telefonatën që bëri me ish-këshilltarin e sigurisë në SHBA, John Bolton. Berisha nënvizoi se Rama, Vuçiç dhe Thaçi ishin pro ndarjes së Kosovës, siç e ka konfirmuar vetë Bolton.

  

“Ka ndodhur një fat i madh: largimi i Bolton,” tha Berisha.

 
 
 

Ai u ndal më pas në pikat e marrëveshjes. Duke folur për liqenin e Ujmanit, Berisha tha se çështja e përdorimit të ujërave duhet të zgjidhet përmes palëve. Duke analizuar komentet për Ujmanin, Berisha tha se kishte albanofobë që donin të falnin Trepçën.

 
 

Berisha komentoi edhe një pikë të marrëveshjes, atë për MiniShengenin.

“Kam qenë kundër MiniShengenit sepse ky është një traktat i përgatitur në Beograd dhe i firmosur në Novisad, ku u përjashtua Kosova. Pse nuk u ftua Kosova? Sepse ishte e qëllimshme. Nëse qeveria e Kosovës do të ishte ftuar dhe të kishte firmosur traktatin në Novisad, nuk besoj se do mbaja këtë qëndrim. Të thotë Zografi Bis pse nuk e ftoi qeverinë e Kosovës? 

Pala serbe ka lobuar fuqishëm në Shtëpinë e Bardhë për këtë projekt. Në filozofinë e lëvizjes së lirë iu është dukur e arsyeshme amerikanëve,” tha Berisha.

“Kryeministri Hoti i bëri një përfaqësim dinjitoz dhe të civilizuar Kosovës”.

“Njohja nga Izraeli është diçka e rëndësishme. Ekziston një lidhje tradicionale mes kombit dhe kombit hebre. Por të ndodhë që këtë lajm ta japë presidenti i SHBA dhe nga zyra e tij të bëhet komunikimi i parë mes kryeministrit të Kosovës dhe kryeministrit të Izraelit, unë mendoj se çdo shqiptar duhet ta konsiderojë si diçka të jashtëzakonshme”.

“Shqiptarët kanë dalë absolutisht të fituar. Vuçiç refuzoi flamurin e Kosovës, ata i hoqën edhe flamurin e tij,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...