Zyrtarët e BE:Në Shqipëri duhet patjetër rotacion politik

E mërkurë, 09 September 2020 12:42

 

Gazetarja e mirënjohur Erisa Zykaj, e cila raporton në vendin tonë nga institucionet më të larta të Bashkimit Europian, ka theksuar mbrëmjen e së martës në SYRI TV, se për shkak të qeverisë aktuale në Shqipëri, Bashkimi Evropian tanimë do të ishte në favor të një rotacioni politik. Znj. Zykaj ishte e ftuar në emisionin “A Krasta Show” të gazetarit Adi Krasta ku e argumentoi dhe e mbështeti në analiza, këtë qëndrim të BE.

Adi Krasta: A mund të thuhet se fillimi “artificial”, i detyruar, i dëshiruar shumë nga ne, i negociatave me Shqipërinë, “do të bëhet” ndoshta, do të bëhet pas zgjedhjeve. Nuk e di nëse kjo është e saktë dhe e pasaktë. Mund të guxonin eksponentët më të rëndësishëm të Bashkimit Europian, në nivelet më të larta, të linin të nënkuptohej që në Shqipëri do të ishte mirë të ndodhte një rotacion politik apo kjo është absolutisht e pamundur?

Erisa Zykaj: Kjo është pothuajse eksplicite,

Adi Krasta: “Eksplicite Po” apo “eksplicite Jo”?!

Erisa Zykaj: Eksplicite “Po”! Eksplicite po, që duhet një rotacion! Veçse kushtëzimi është i tillë, kushtet janë për dënimet e personave që janë marrë me shitblerjet e votave; kushtet janë për dënimet e prokurorëve, gjyqtarëve, për dënimet e zyrtarëve të lartë që janë të përfshirë në korrupsion; për dënimet e zyrtarëve që janë përfshirë përfshirë në Dosjen 184 etj.

Pra, të gjitha këto, për atë që di të lexojë, janë pothuajse eksplicite, që pa ndodhur zgjedhjet, pa parë standardet... dhe ka edhe kushte të lidhura me zgjedhjet, me zgjedhjet lokale për ligjshmërinë e tyre, duhet provuar nëse janë apo jo, atëherë duhen ribërë - kështu të gjitha këto të bëjnë që të lexosh në mënyrë të qartë që po, nuk mund të mbështeten. Problemi është i qeverisë aktuale. Është në mënyrë të qartë.

Nëse flet për “dënime, dënime, dënime”, “rezultate konkrete” në luftën kundër…Kjo është më se e qartë që përgjegjësia kryesore është e qeverisë aktuale dhe që normalisht, shtetet e BE do ta shihnin me sy shumë të mirë rotacionin në Shqipëri dhe jo në ajër, dhe jo sepse duhet mbështetur një e duhet hedhur poshtë tjetri. Por ka një shqetësim jashtëzakonisht real për shkeljen pikërisht të parimeve të shtetit ligjor, për funksionimin e institucioneve demokratike, për parimet themelore, për ato që folëm në fillim.

Prandaj e përmenda Francën!

Franca i dha zë, shqetësimit të gjithë qytetarëve shqiptarë, ballkanas ashtu siç përmendi dhe parafolësi në Mal të Zi për një ndryshim total. Sepse deri tani gjuha e përbashkët e raporteve dhe ekipit të mëparshëm të Bashkimit Europian ishte një gjuhë e raporteve rozë, që nuk i korrespondonte realitetit, që në fakt fliste për progres kur kishte regres total pothuajse në të gjithë fushat dhe prandaj u bë dhe ndryshimi, duhej një levë vërtetë ndryshimi. Kështu që, në këtë kuptim, është më se e qartë për mua dhe për këdo që do ta lexojë, që Bashkimi Evropian do të ishte në favor të një rotacioni. Nuk mund të vazhdohet më me këto standarde. /ar.sh/SYRI.NET

Login to post comments