“Ka ardhur koha që SPAK të veprojë”, Arben Malaj: Rama ka qeverisur me dhe për një grup të caktuar, ekonomia ka gropa të thella korrupsioni

E mërkurë, 09 September 2020 17:49

 

Ish-minisitri socialisit Arben Malaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, duke folur për ikjen nga qeveria e ministres së Arsimit Besa Shahini, tha se ajo ka të drejtën e saj të largohet.

Për Malajn, problem mbetet fakti se Edi Rama i zgjedh ministrat në mënyrë spontane dhe nuk ka një rritje të figurave brenda partive.

“Unë i uroj suksese ministres Shahini në rrugën e saj. Shahini ka të drejtën e saj të “fluturojë”. Partia politike duhet të jetë ajo që promovon personalitete. Edi Rama i zgjedh ministrat në mënyrë spontane. Duhet që brezi i ri duhet që të rritet në mënyrë graduale. Personaliteti duhet të ketë kredibilitet publik. kjo sepse në fushën publike ka edhe kundërshtarë, ka edhe mbështetës. Ndryshimet në këtë periudhë kaq të shkurtër nuk jep efekte

Kjo sepse personi duhet ca kohë të njohë ministrinë, të njohë vendin e punës. Ndoshta do të ishte e nevojshme që të ketë lëvizje për shkak të skandaleve dhe korrupsionit, ndoshta shpëton edhe kryeministri nga problemet. Ka ardhur koha që SPAK të veprojë. Në llumin e pushtetit të Rilindjes, ka qeveritarë që kanë abuzuar dhe duhet të përgjigjen. Ka dallim mes socialistëve dhe Rilindjes. Shqiptarët kanë nevojë për një shpresë të re. Shahini nuk i ka asnjë faj, thjesht ka pranuar ofertën për të qenë ministre e Arsimit”, tha Malaj.
Arben Malaj shtoi se Edi Rama ka qeverisur me dhe për një grup të caktuar e se modeli i tij në pushtet është i gabuar. Sipas Malajt, ekonomia shqiptare fatkeqësisht ka gropa të thella të korrupsionit.
“Edi Rama nuk është penalizuar nga data, por nga modeli. Keq-qeverisja është ajo që bën që mandati i tretë do të ishte shumë i keq për shqiptarët, me borxhe. Rama ka qeverisur me dhe për një grup të caktuar. A e dimë sesa e thellë është gropa te ARMO. Gropa e borxhit është shumë e madhe. Ekonomia ka gropa të thella korrupsioni. Këshilla ime për opozitën është që të jetë realiste dhe të krijojë sinergji pozitive. Rama tha se do gjithë tepsinë vetë e mori dhe ndoshta do kërkojë kazanin.
Por edhe nëse do kërkojë kazanin, të jesh i bindur se është i mbushur me llumin e zi të korrupsionit. Votimet në PS si repart ushtarak. Rama duket se ka politikë inatçore me BE-në, për shkak të politikave që janë kërkuar. Nëse nuk ka hapa përpara në integrimin europian, faji është i pushtetarëve. Edhe integrimi shërben pozitivisht në ekonomi”, u shpreh Malaj.

Më tej, Malaj deklaroi se koronavirusi ka shtuar problemet ekonomike të shqiptarëve. Sipas tij, përpos tërmetit dhe pandemisë, shqiptarët do të duhet të përballojnë edhe keq-qeverisjen.

“Koronavirusi ka shkaktuar probleme ekonomike. Neve na bie ekonomia minues 9 përqind në Ballkan dhe gjithë kjo ushqen destabilitet.

Shqipëria kishte tre probleme, tërmeti, pandemia, por edhe keqqeverisje. Uroj që shqiptarët mos “të vriten” nga papunësia. Qeveria ka bërë marketing edhe për personat e prekur nga tërmeti”, përmbylli Malaj.

Login to post comments